Transporti, sektori me “boom” të kredisë - BSH: Shënoi rritjen më të lartë në mars. Bizneset në tregti, më të financuarat nga bankat
Bankat kanë vijuar të mbështesin me financim aktivitetin tregtar të bizneseve private edhe gjatë muajit mars. Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia e re për bizneset sipas 21 aktiviteteve ekonomike arriti në 25.4 miliardë lekë në muajin mars.
Por cilët sektorë janë mbështetur me më tepër financim nga bankat?
Bizneset në tregtinë me shumicë dhe pakicë, riparim automjetesh dhe biçikletash janë sërish ato që kanë marrë më shumë kredi nga bankat.
Shuma e kredisë së re të marrë nga këto biznese ishte 6.9 miliardë lekë. Me një kredi prej 5.3 miliardë lekësh, industria përpunuese është sektori i dytë më i financuar nga bankat, ndërsa bizneset në transport dhe magazinim janë të tretët në listën e sektorëve më të financuar.
Pavarësisht se bizneset në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë kanë vlerën më të lartë të kredisë së re në muajin mars, bizneset që operojnë në sektorin e transportit dhe magazinimit kanë pasur rritjen më të madhe të shumës së huasë në krahasim me shkurtin.
Konkretisht, kredia për këtë sektor shkoi nga 188 milionë që ishte në shkurt, në 4.3 miliardë lekë gjatë marsit, pra kemi të bëjmë me një rritje të konsiderueshme, mbi 2000% të vlerës së kredisë.
Për sa i përket bizneseve të cilat nuk kanë marrë asnjë kredi nga bankat ose kanë marrë shumë pak financim, nga statistikat e përmuajshme të Bankës së Shqipërisë rezulton se kredia e marrë për mbulimin e aktiviteteve të organizatave dhe organizmave ndërkombëtarë është zero, kredia e marrë për administrim publik dhe mbrojtje, sigurim social të detyrueshëm, arte, argëtim dhe çlodhje është gjithashtu zero.
Bujqësia vijon të jetë e nënfinancuar nga bankat, për shkak se këto të fundit e shohin si një sektor me risk. Gjithashtu, bujqësia konsiderohet një sektor me informalitet të lartë, që nuk i plotëson dot kërkesat për kolateral të bankës, e për rrjedhojë bankat priren të jenë më dorështrënguara në miratimin e kredisë ndaj këtij sektori.
Nga ana tjetër, bizneset në bujqësi i shohin bankat si shumë burokratike në kriteret dhe procedurat për miratimin e një kredie të re. Të dhënat tregojnë se kredia e re e dhënë për bizneset në bujqësi nga bankat ra në 82 milionë lekë gjatë muajit mars.
Sondazh

PS drejt mandatit të katërt me 82 deputetë - Numërohen 95% e kutive brenda vendit, mbyllen zyrtarisht 6 qarqe
Partia Socialiste po shkon drejt mandatit të katërt qeverisës, me rreth 52% të votave dhe 82 mandate të sigurar në rang vendi nga votat e numëruara deri në......

BERZH ul perspektivën ekonomike rajonale - Tarifat, pasiguria globale dhe inflacioni i lartë, shkaktarët kryesorë
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) e uli parashikimin e saj ekonomik rajonal për këtë vit me 0.2% në raportin e fundit, krahasuar me......

Përfundon numërimi në qarkun e Korçës: Partia Socialiste fiton me 54,33% të votave!
Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit ka përfunduar edhe në qarkun e Korçës. Sipas rezultatit të publikuar nga Komisioni......

Meloni dhe Mitsotakis angazhohen për pranimin e Ballkanit Perëndimor në BE!
“Italia dhe Greqia ndajnë rrugën e pranimit të Ballkanit Perëndimor në Europë si një angazhim i zakonshëm që ne do të ritheksojmë në ditët e ardhshme në......

“Turizmi dhe ndërtimi udhëhoqën ekonominë” - BERZH: Rritja e Shqipërisë 4% në 2024. Cilat janë rreziqet që parashikohen në vijim?
Rritja ekonomike në Shqipëri në vitin 2024 ishte 4 për qind, e mbështetur nga lulëzimi i sektorit të shërbimeve veçanërisht turizmit dhe ndërtimit, ndërsa e......

“Festivali Kombëtar i Sipërmarrjes” - Junior Achievement of Albania
Këtë të enjte dhe të premte, në datat 8-9 Maj 2025, tek Piramida e Tiranës dhe Innovation Hub Junior Achievement of Albania organizoi edicionin e 13të të GEN......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor? Luhatje të vlerës për Dollarin, Paundin e Frangën!
Dollari amerikan e ka nisur këtë ditë në vlera jo të qëndrueshme duke pësuar lëvizje të tyre në raport me një ditë më parë teksa është blerë këtë mëngjes me......

Zgjedhjet e 11 majit: Në Pogradec mbyllet numërimi votave: Fiton PS me 54.31 %
Në bashkinë e Pogradecit, të qarkut të Korçës ka përfunduar procesi i numërimit në të 106 qendrat e votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sipas të......