Zv.kryeministrja Balluku inspekton nënstacionin e ri elektrik në Xarrë - "Përfitojnë rreth 28 mijë banorë"
Në Xarrë të Sarandës ka nisur puna për ndërtimin e nënstacionit të ri elektrik, i cili do rrisë sigurinë dhe kapacitete, duke përmirësuar cilësinë e shërbimit për banorët dhe bizneset e zonës. Ky investim, i cili pritet të jetë gati në muajt e parë të vitit të ardhshëm, i përgjigjet kërkesave të zonës, por edhe zhvillimit të pritshëm të saj në vijim.
Nënstacioni i ri, do të jetë në shërbim jo vetëm të banorëve të Xarrës dhe Konispolit, por edhe zonës turistike të Ksamilit, e cila ka një fluks të shtuar gjatë sezonit veror. Janë afro 7 mijë abonentë të cilët do të marrin shërbim përmes këtij nënstacioni.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Administratorin e OSSH, Blendian Dalipi ndoqën nga afër ecurinë e deritanishme të punimeve në kantierin e nënstacionit të ri.
“Është një nënstacion totalisht i ri dhe sipas kontratës përfundon në maj 2026. Duke parë ecurinë e punimeve, ashtu si edhe në kantieret e tjera, synojmë ta përfundojmë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm. Ky është një nënstacion 110/20 me një fuqi prej 50 megas,h që do të thotë një 8 -fishim të kapaciteteve krahasuar me nënstacionin ekzistues”, sqaroi Dalipi.
Zëvendëskryeministrja Balluku theksoi nevojën për ndërtimin e këtij nënstacioni të ri, i cili do të ketë një impakt të rëndësishëm në furnizimin me energji elektrike në të gjithë zonën e jugut, e cila ku me nisjen e sezonit turistik fluksi i lëvizjeve është rritur ndjeshëm.
“Ne duhet të kuptojmë që e gjithë zona e jugut tashmë është një zonë e cila e shumëfishon numrin e banorëve nga maji deri në tetor. Nga ana tjetër, është një zonë e rëndësishme edhe përsa i përket bujqësisë këtu dhe ne e kemi diskutuar nga fillimi që energjia në këtë zonë nuk duhet vetëm për banorët dhe flasim për 7 mijë abonentë që përfitojnë nga ky projekt. Këtu përfitojnë të gjithë njësitë turistike qofshin këto hoteleri, restorante, por edhe të gjitha njësitë e bujqësisë të ngritura në zonë”, nënvizoi Balluku.
Referuar sezonit turistik dhe furnizimit me energji elektrike, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë theksoi se deri më tani situata ka qenë në normalitet të plotë, pa problematika, ndërkohë që edhe për javët në vijim, kur pritet të jetë edhe piku i sezonit turistik, janë marrë masat për të garantuar një shërbim sa më cilësor.
“Performanca gjatë kësaj vere ka qenë shumë e mire. Akoma nuk kemi ardhur në pikun e sezonit, ndaj edhe ne jemi duke u përgatitur për korrikun dhe për gushtin, duke qenë se edhe të gjitha të dhënat që marrim nga njësitë turistike janë që do ketë një rritje me 20-30% të volumeve krahasuar me një vit më parë. Por ne jemi në pozita shumë më të mira se në 2024, që ka qenë një vit i mirë për përballimin e kërkesës me energji elektrike. Na duhet vëmendje e shtuar tek sistemi energjetik në këto momente qoftë linjat e transmetimit, qoftë edhe ato të shpërndarjes ku ndodhemi sot. Bashkëpunimi midis OST-së dhe OSSH-së është shumë i rëndësishëm”, tha Balluku.
Nënstacioni i ri elektrik në zonën e Xarrës do të ndikojë gjithashtu edhe në uljen e nivelit të humbjeve në rrjet.

Prodhimi i ullirit, gati 147 mijë tonë në vitin 2024/ Bujqësia me rritje në të gjitha kulturat, përveç bimëve industriale
Viti 2024 ka sjellë zhvillime pozitive në bujqësinë shqiptare, me disa kultura që kanë kapur nivele rekord prodhimi. Më i spikaturi? Ulliri, i cili është......

Nxehtësia ekstreme “ndryshon” hartën turistike - Mbi 80% e evropianëve po zgjedhin destinacione të reja për shkak të klimës
Ndryshimi i klimës dhe valët ekstreme të nxehtësisë së viteve të fundit po ndryshojnë zakonet e udhëtimit, duke riprojektuar hartën e turizmit dhe duke......

Greqia “josh” investitorët e huaj - Investimet e huaja direkte u rritën me 41.5% në vitin 2024
Greqia regjistroi performancën e saj të dytë më të mirë në pesë vitet e fundit në 2024, për sa i përket tërheqjes së investimeve të huaja direkte (IHD).......

Çmimi i naftës do të rritet në Shqipëri?! - Ekspertët: Mbyllja e Hormuzit do të shkaktonte inflacion të lartë
Bota mban frymën për shkak të përshkallëzimit të konflikteve në Lindjen e Mesme, dhe emri më i përmendur në lajmet botërore është ngushtica e Hormuzit. Kjo......

Programi Kombëtar i Strehimit Social/ Gonxhja: Përfitojnë 1’253 familje në 35 bashki të vendit!
“Si asnjëherë më parë, 1,253 familje në 35 bashki përfitojnë nga Programi Kombëtar i Strehimit Social,” kështu shkruan në rrjetet sociale Ministri i......

Vendet e NATO-s, drejt objektivit 5% - Anëtarët bien dakord të rrisin shpenzimet e mbrojtjes para samitit në Hagë
Aleatët e NATO-s kanë arritur një konsensus për të rritur shpenzimet për mbrojtjen në 5% të PBB-së së vendeve të tyre deri në vitin 2035. Sipas raporteve që......

“94 milionë euro borxhe ndaj bizneseve dhe qytetarëve - 3-mujori, rritet stoku i detyrimeve për investime dhe gjyqe
Viti 2025 ka nisur me rritje të ndjeshme të borxheve të pushtetit qendror dhe atij vendor ndaj bizneseve dhe qytetarëve. Rerferuar të dhënave zyrtare të......

Konferenca Ndërkombëtare e Komisionerëve/ Dervishi: Transparenca duhet të funksionojë si një mekanizëm real!
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Komisionerëve......