Pronësia intelektuale, Administrata Doganore Shqiptare pezullon mijëra veshje dhe etiketa të dyshuara si false
Administrata Doganore Shqiptare ka pezulluar qarkullimin e lirë të një sasie mallrash të dyshuara si të falsifikuara.
Operacioni u zhvillua më 22 qershor në Degën Doganore të Kukësit, ku u ndalua hyrja në treg e 1974 kostume sportive me markën Macron dhe mbishkrimin “FSHF”, 1411 bluza sportive me markën Macron dhe mbishkrimin “FSHF”, 370 kostume sportive me markën Adidas dhe mbishkrimin “REAL MADRID”, 294 kostume sportive me markën Nike dhe mbishkrimin “BARCELONA”, 11,000 etiketa me logon Lacoste dhe
9,000 etiketa me logon Polo.
Sipas njoftimit zyrtar, dyshohet se këto mallra cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale të markave përkatëse dhe për këtë arsye, në përputhje me nenet 364–392 të Dispozitave Zbatuese të Kodit Doganor, është ndërmarrë masa e pezullimit të menjëhershëm.

Zv.kryeministrja Balluku inspekton nënstacionin e ri elektrik në Xarrë - "Përfitojnë rreth 28 mijë banorë"
Në Xarrë të Sarandës ka nisur puna për ndërtimin e nënstacionit të ri elektrik, i cili do rrisë sigurinë dhe kapacitete, duke përmirësuar cilësinë e......

Prodhimi i ullirit, gati 147 mijë tonë në vitin 2024/ Bujqësia me rritje në të gjitha kulturat, përveç bimëve industriale
Viti 2024 ka sjellë zhvillime pozitive në bujqësinë shqiptare, me disa kultura që kanë kapur nivele rekord prodhimi. Më i spikaturi? Ulliri, i cili është......

Nxehtësia ekstreme “ndryshon” hartën turistike - Mbi 80% e evropianëve po zgjedhin destinacione të reja për shkak të klimës
Ndryshimi i klimës dhe valët ekstreme të nxehtësisë së viteve të fundit po ndryshojnë zakonet e udhëtimit, duke riprojektuar hartën e turizmit dhe duke......

Greqia “josh” investitorët e huaj - Investimet e huaja direkte u rritën me 41.5% në vitin 2024
Greqia regjistroi performancën e saj të dytë më të mirë në pesë vitet e fundit në 2024, për sa i përket tërheqjes së investimeve të huaja direkte (IHD).......

Çmimi i naftës do të rritet në Shqipëri?! - Ekspertët: Mbyllja e Hormuzit do të shkaktonte inflacion të lartë
Bota mban frymën për shkak të përshkallëzimit të konflikteve në Lindjen e Mesme, dhe emri më i përmendur në lajmet botërore është ngushtica e Hormuzit. Kjo......

Programi Kombëtar i Strehimit Social/ Gonxhja: Përfitojnë 1’253 familje në 35 bashki të vendit!
“Si asnjëherë më parë, 1,253 familje në 35 bashki përfitojnë nga Programi Kombëtar i Strehimit Social,” kështu shkruan në rrjetet sociale Ministri i......

Vendet e NATO-s, drejt objektivit 5% - Anëtarët bien dakord të rrisin shpenzimet e mbrojtjes para samitit në Hagë
Aleatët e NATO-s kanë arritur një konsensus për të rritur shpenzimet për mbrojtjen në 5% të PBB-së së vendeve të tyre deri në vitin 2035. Sipas raporteve që......

“94 milionë euro borxhe ndaj bizneseve dhe qytetarëve - 3-mujori, rritet stoku i detyrimeve për investime dhe gjyqe
Viti 2025 ka nisur me rritje të ndjeshme të borxheve të pushtetit qendror dhe atij vendor ndaj bizneseve dhe qytetarëve. Rerferuar të dhënave zyrtare të......