Shqipëria Postuar më 4 Dhjetor 2024, 11:10

“2028, integrim i plotë në sistemin europian të aviacionit civil” - Et’hemaj: Akademia, projekti më i rëndësishëm për 2025

Nga Alida Lula

“2028, integrim i plotë në sistemin europian të aviacionit

Transporti ajror civil sipas të dhënave zyrtare është mbështetësi kryesor i turizmit në vend, ku mbi 87% e turistëve udhëtuan me transport ajror. Nga Janari deri në Tetor kanë hyrë në Shqipëri 10.4 milionë të huaj. Në 2024 aeroporti ndërkombëtar i Rinasit, rezulton të jetë aeroporti me rritjen më të shpejtë të fluksit në Evropë. Por cilat janë planet për hyrjen e linjave të reja ajrore dhe shtimin e destinacioneve ku synohet të ketë edhe udhëtime transoqeanike që nuk do limitojnë më numrin e turistëve? I ftuar në emisionin GDP nga Alida Lula në SCAN tv, drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar Maksim Et’hemaj ka folur për zgjerimin e pistës në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës dhe synimin që në 2028, Shqipëria të jetë 100% në përputhshmëri me standardet europiane të aviacionit civil.

“Objektivi jonë i thënë në çdo adresim që unë i bëj Aviacionit Civil është që në fund të vitit 2028 Shqipëria të jetë 100% në përputhshëmri më standardet europiane të aviacionit civil. Ajo që dua t’ju them sot është që pista e Rinasit është shkurtuar me rreth 400 m, sepse ka filluar puna për fazën e dytë së përgatitjes së aeroportit për fluturimet që kalojnë kontinentin. Pra sot në këtë aeroport po punohet për zgjatimin e pistës. Në lidhjen me fluturimin e parë drejt SHBA apo Kanadasë, gjëja e parë është të sigurojmë infrastrukturën. Pra një psistë 3 km më e madhe. Rrugët lidhëse të gjera, vendqëndrimi për avionët e mëdhenj. Janë disa faktorë që ndikojnë. Sa më shpejt ta kemi infrastrukturën gati për Aeroportin e Vlorës, që në fakt e presim të jetë gati diku në muajin maj 2025, një ekip nga Autoriteti i Aviacionit Amerikan do vijë të verifikojë standardet e veta. Dhe sa më shpejt ky proces të mbarojë, aq më shpejt kompanitë ajrore amerikane që kanë treguar interes do nisin operimet. Ne kemi rreth 210-230 mijë shqiptarë që fluturojnë por dhe nga SHBA. Është një treg shumë i madh që ata të fluturojnë direket nag Shqipëria. Prandaj zgjerojmë aeroportin Tiranë, prandaj aeroporti i Vlorës është ndërtuar me një pistë 3.2 km, pra ndërtimi i infrastrukturës fillon e para, certifikimi nga ne si Autoritet i Aviacionit Civil Shqiptar dhe verifikimi certifikimit nga Autoriteti I Aviacionit Civil Amerikan, pastaj biznesi është aty” – ka thënë kreu i Aviacionit Civil Shqiptar.” – thotë Et’hemaj

2025 do ketë një sërë risish në infrastrukturë, por me rëndësi është dorëzimi i aeroportit të Vlorës, ku synohet të ketë edhe udhëtime transoqeanike që nuk do limitojnë më as numrin e turistëve.

“Padyshim që aeroprti i Vlorës do të jetë i hapur që në vitin 2025. Ne po punojmë intensivisht, madje dua t’ju them se ka nisur puna me procesin e certifikimit të aeroportit, rekrutim – trajnim i stafit që do bëhet nga aeroporti i Mynihut dhe këto të gjitha në funksion që sezoni veror me gjithë fluturimet charter që kërkojnë të fluturojnë në Vlorë të kenë një infrastrukturë të re aeroportuale” – shton Et’hemaj.

Ndërkohë, në lidhje me aeoportin e Kukësit, Et’hemaj ka folur për oportinietet.

“Aeroporti Kukës ka oportunitetë të tjera, që do të thotë, a mund të bëhet një shkollë e fluturimeve, a mund të bëhet një qendër për testim dronesh, sepse është infrastrukturë. Qeveria shqiptare ka në pronësi 1 aeroport të vitalizuar. Sot kemi dronet bayraktar. Është infrastrukturë, janë dronë që janë për sigurinë e kombit, pra çdo infrastrukturë aeroportuale, është aset i çmuar për ekonominë. Kështu që Kukësi, vërtet mund të ketë fluturime minimale, jo gjatë gjithë sezonit, por përdoret për qëllime të tjera. Ne jemi në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes për ta vitalizur për të dhënë edhe element të tjerë. Pra infrastrukturat duhet të zhvillohen”- thotë Et’hemaj.

Për Aviacionin Civil Shqiptar, projekti më ambicioz është Akademia, ku Et’hemaj nga emisioni GDP ka ftuar të rinjtë të bëhen pjesë pasi pagat janë konkurruese.

“Paga ka shumë faktor. Dmth, një teknik avioni që mbasi ka përfunduar univeristetin dhe futet më pas në një shkollë 2 vjeçare, ose që e merr që nga shkolla e mesme dhe i jep një edukim tjetër, për 2 vite, ai mund të marrë një pagë 3000 euro. Akademia është projekti më i rëndësishëm që kemi si Aviacion Civil për 2025. Finalja është integrimi i plotë në sistemin europian të aviacionit civil në 2028. Thirrja për të rinjtë për këtë Akedimi: Çdo gjë në këtë botë blihet, mund të blesh një makinë s’ka rëndësi janë lëke e tua apo të prindit tënd, mund të blesh një laptop, por e vetmja gjë që nuk blihet dhe janë tuajat janë njohuritë që ju keni. Pra, nëse mendoni që të vlerësoni veten tuaj, dhe ti vini çmimin vetes suaj duke fituar eksperiencë, investoni në dije. Akademia e Aviacionit Civil është ekzaktësisht çfarë ju mundëson , ju jep njohuri në fushën e aviacionit civil, vetëm ato janë të njeriut, të tjerat janë të përkohshme” – shton kreu i Aviacionit Civil Shqiptar Maksim Et’hemaj

Sa i takon çmimit të biletave, Et’hemaj ka theksuar se kokurrenca dhe heqja e monopoleve e ka bërë Shqipërinë një nga vendet me biletat më të lira.

 

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 4 Dhjetor Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan është blerë sot me 93 lekë dhe është shitur me 94.2 lekë duke shënuar kështu një rritje të lehtë të vlerës nga dita e djeshme sipas kursit......

Shqipëria 3 Dhjetor Hamit Yzeiraj

Kuvendi i Shqipërisë miraton Buxhetin 2025

Me 75 vota pro, 24 kundër, buxheti për vitin 2025 u miratua në Kuvendin e Shqipërisë nen për nen dhe në tërësi. Ligji më i rëndësishëm ekonomik i vendit për......

Live TV

Të fundit
Shqipëria 11 Maj Ledina Elezi

Si ndikojnë zgjedhjet në ekonomi?!

Në zgjedhjet e vitit 2025 në Shqipëri, panorama ekonomike paraqitet në dukje e qetë, me një rritje ekonomike dhe inflacion të qëndrueshëm, si dhe investime......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 11 Maj Ledina Elezi

Si ndikojnë zgjedhjet në ekonomi?!

Në zgjedhjet e vitit 2025 në Shqipëri, panorama ekonomike paraqitet në dukje e qetë, me një rritje ekonomike dhe inflacion të qëndrueshëm, si dhe investime......