Deklarimi i pagave, Tatimet kontroll 7000 bizneseve ‘me risk’/DPT: Aksioni kundër informalitetit të pagave në fazën përfundimtare
Rreth 7000 biznese të vlerësuar me risk për deklarimin e pagave do të kontrollohen nga administrata tatimore. Njoftimin e kanë bërë vetë tatimet, të cilin e kanë shpërndarë edhe në rrjetet sociale, duke ftuar që të gjithë bizneset që të deklarojnë pagat reale të punonjësve të tyre.
Sipas administratës tatimore aksioni kundër informalitetit të pagave ka hyrë tashmë në fazën përfundimtare.
Në njoftimin e tatimeve thuhet:
‘Kontrolli do të nisë për 7,000 tatimpagues të identifikuar me risk, të cilët nuk kanë reflektuar as pas njoftimit të dytë të Administratës Tatimore.
Ftojmë bizneset të deklarojnë pagat reale të punonjësve të tyre!
Nëse deklarimi i pagave reale bëhet tani, duke korrigjuar deklaratën në muajin nëntor, subjektet e identifikuara me risk do të përjashtohen nga kontrolli tatimor’.0
Që në javën e tretë të muajit tetor ka qenë Kryeministri Edi Rama që ka njoftuar nisjen e një aksioni kombëtar kundër informalitetit për të nxitur deklarimin real të pagave të punonjësve. Në fillim të nëntorit vetë administrate tatimore njoftoi se nëntë mijë biznese rritën fondin e pagave me 1.25 miliard lekë, duke reaguar pozitivisht në deklaratatat e listëpagesave të tyre. Sipas të dhënave zyrtare në nisje të aksionit
Administrata Tatimore identifikoi rreth 37 mijë tatimpagues me risk në fushën e informalitetit të pagave. Tashmë 7000 prej tyre do të kalojnë në sitën e kontrollit tatimor.
Sondazh

AIDA Përmbyll Me Sukses Nismën "Investors Support Days"/Promovon Potencialin Ekonomik të Shqipërisë
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve ka përmbyllur nismën "Investors Support Days", një platformë për mbështetje të investitorëve vendas dhe të......

Austria paguan 2-fish më shumë se Hungaria - Rritje rekord e udhëtarëve ndërkufitarë. Vendi mbyll rrugët!
Mijëra njerëz udhëtojnë çdo ditë nga Hungaria për në punët e tyre në Austri, ku paguhen dyfish më shumë. Më shumë se 120,000 hungarez punojnë në vendin......

Qeveria franceze përballet me kolapsin - Kryeministri anashkalon parlamentin për projekt-buxhetin!
Qeveria e kryeministrit francez Michel Barnier është e varur nga një fije. Të hënën, Barnier, të cilit i mungon shumica në Asamblenë Kombëtare, dhoma e ulët......

Vijon përshkallëzimi i marrëdhënieve me SHBA-në - Kina ndalon eksportet e disa mineraleve kritike!
Kina do të ndalojë eksportet e "artikujve me përdorim të dyfishtë" në lidhje me galiumin, germaniumin, antimonin dhe materialet super të forta në SHBA me......

“Linjat ajrore nuk po realizojnë tranzicionin e gjelbër” - Sipas studimit, mungesa e investimeve pengon zgjerimin e tregut global
Pjesa më e madhe e linjave ajrore në botë nuk po bëjnë mjaftueshëm për të realizuar tranzicionin drejt karburantit të qëndrueshëm, sipas një studimi të një......

Shqipëria, me makina të vogla elektrike? - Projekti nga Rumania, lehtësojnë trafikun dhe nxisin turizmin
Makina të vogla elektrike që do të shërbejnë si për individët gjatë sezonit të turizmit, për bizneset, por edhe për Institucionet. Gjatë një takimi të......

Pension më i lartë dhe minimum jetik? - Rrëzohen amendamentet e opozitës. Debatet në Kuvend për buxhetin 2025
Kuvendi i Shqipërisë ka diskutuar nen për nen projektbuxhetin për vitin 2025. 24 orë përpara seancës plenare opozita ka depozituar 55 amendamente, të cilat u......

Përzgjedhja e furnizuesit të energjisë - ERE vendos detyrimin: Çmimet dhe oferat të jenë publike në platformë
Të gjithë furnizuesit e energjisë elektrike duhet të publikojnë ofertat e tyre në Platformën e Krahasimit të Çmimeve, të ngritur nga Enti Rregullator i......