196 km linjë hekurudhore e rehabilituar deri në 2030 - Raporti i WBIF/ Investime për rritjen e kapaciteteve të linjave të transmetimit të energjisë
Deri në vitin 2030, në Shqipëri pritet të rehabilitohen 196 kilometra linjë hekurudhore. Bashkimi Evropian synon që përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF), brenda 5 viteve të ardhshme të ketë përfunduar rehabilitimi i këtyre 196 kilometrave, pa llogaritur këtu investimet që vetë qeveria shqiptare, apo Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim po bëjnë në sektorin hekurudhor, të cilat do e rrisin edhe më shumë gjatësinë e linjave që do të rehabilitohen deri në 2030-ën.
Gjithashtu, në raportin vjetor të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor parashikohet të përmirësohen 130 kilometra të linjave të transmetimit të energjisë në një kapacitet më të lartë prej 400 kV. Linjat e tensionit më të lartë do të lejojnë transmetimin e sasive më të mëdha të energjisë elektrike në distanca më të gjata, por do të shmangin po ashtu edhe humbjet e mundshme të energjisë.
Ndërkohë, pritet të rriten në 563 MW kapacitetet e energjisë së rinovueshme. Në aspektin e infrastrukturës digjitale, 615 shkolla do të pajisen me laboratorë inteligjentë për 198,300 nxënës çdo vit.
Që prej vitit 2008 e deri më sot, vlera e investimeve të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor në Shqipëri është 4.5 miliardë euro, nga ku 722 milionë euro janë dhënë kredi, ndërsa 464.1 milionë, grante. Për sektorin privat, konkretisht për mbështetjen e mikrobizneseve, sipërmarrjeve të vogla, të mesme dhe të mëdha, janë shpërndarë 370 milionë euro nga kjo iniciativë.
Në periudhën nga 2020 deri në 2023, kjo iniciativë e Bashkimit Evropian ka nisur 8 investime të rëndësishme në Shqipëri, të cilat përfshijnë ndërtimin e impiantit fotovoltaik lundrues në hidrocentralin e Vaut të Dejës, i pari i këtij lloji në rajon, por edhe ndërtimin e një centrali diellor në Belsh. Gjithashtu, përgjatë 3 viteve të fundit, Bashkimi Evropian ka investuar në përmirësimin e hidrocentralit të Fierzës, rehabilitimin e sektorëve hekurudhorë të linjës Vorë-Hani i Hotit dhe Durrës-Rrogozhinë, por edhe ndërtimin e bypass-eve të rëndësishme.
Centrali diellor 50 MW në zonën e Belshit pritet të prodhojë 79 GWh/vit energji elektrike, ekuivalente me kërkesën për energji të 16,100 familjeve, por dhe të reduktojë mbi 50,000 ton CO2 në vit. Përtej rritjes së sigurisë së energjisë dhe reduktimit të importeve të energjisë elektrike, projekti përshpejton tranzicionin e vendit drejt një ekonomie me karbon të ulët dhe nxit zhvillimin e qëndrueshëm.
Sondazh

“2028, integrim i plotë në sistemin europian të aviacionit civil” - Et’hemaj: Akademia, projekti më i rëndësishëm për 2025
Transporti ajror civil sipas të dhënave zyrtare është mbështetësi kryesor i turizmit në vend, ku mbi 87% e turistëve udhëtuan me transport ajror. Nga Janari......

“Arsimi profesional, “pasaportë” për t’u larguar” - Vjerdha: Të rinjtë ndihen më të sigurt me nivel arsimi 2-vjeçar
Emigrimi për një arsimi më të mirë jashtë, ka ulur ndjeshëm numrin e studentëve të regjistruar në nivel bachelor, por e kundërta ka ndodhur për studentët që......

“1/3 e të diplomuarve lë Shqipërinë, zgjedh të punojë jashtë” - BB: Humbja e një punonjësi tejkalon përfitimet nga remitancat. Merrni masa!
Më shumë se një e treta të personave me arsim të lartë në Shqipëri zgjedhin të emigrojnë. Sipas raportit të Bankës Botërore të publikuar së fundmi, vendet me......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan është blerë sot me 93 lekë dhe është shitur me 94.2 lekë duke shënuar kështu një rritje të lehtë të vlerës nga dita e djeshme sipas kursit......

Industria e erës sjell 200,000 vende pune - Zgjerimi i sektorit në Evropë rrit kërkesën për trajnim të avancuar
Në gjashtë vitet e ardhshme, industria evropiane e erës do të ketë nevojë për më shumë se 200,000 punëtorë të rinj, sipas WindEurope, shoqatës që udhëheq......

Banka Botërore: Vendet në zhvillim shpenzojnë shuma rekord për borxhin e jashtëm!
Vendet në zhvillim shpenzuan një rekord prej 1.4 trilion dollarësh (1.3 trilion euro) për të përmbushur detyrimet e tyre të borxhit të jashtëm në vitin 2023,......

Kuvendi i Shqipërisë miraton Buxhetin 2025
Me 75 vota pro, 24 kundër, buxheti për vitin 2025 u miratua në Kuvendin e Shqipërisë nen për nen dhe në tërësi. Ligji më i rëndësishëm ekonomik i vendit për......

Pasaporta më e fuqishme në botë: Kombi befasues europian zë vendin e dytë!
Singapori ka ruajtur vendin e tij në krye të një renditjeje të pasaportave më të forta në botë, duke rrëzuar më parë Spanjën nga vendi i parë. Por ka një......