Eurostat rrit ndjeshëm inflacionin - Në Shqipëri pranë 5.6% në Maj, nga 4.7% që thotë Instat

Me metodën Eurostat, inflacioni në vendin tonë rezulton më i lartë se me metodën e Instat për muajin Maj të këtij viti, pranë 5.6%. Ndërkohë, sipas Instat, për të njëjtën periudhë kohore, inflacioni rezultonte pranë 4.7%. Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit për muajin Maj rezulton kështu në rritje të ndjeshme krahasuar me muajin Prill, kur fiksohej pranë vetëm 5%. Inflacioni sipas Eurostat rezulton kështu të jetë thelluar edhe më shumë se ajo që tregonin shifrat e Instat, ndërkohë që të dy indekset janë në të njëjtën linjë sa i përket faktit se inflacioni ka rinisur trajektoren rritëse gjatë majit, pas muajsh me radhë në rënie.
Ndikimin kryesor në rritjen e çmimeve me 5.6% në Maj e ka dhënë grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike”, me 3.6 pikë përqindje, si dhe grupi “Hotele, kafene, restorante” dhe “Argëtim dhe kulturë” me rreth 0.6 pikë përqindje secila.
Rritja më e madhe e çmimeve, prej 10.6% vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, ndjekur nga “Argëtim dhe kulturë” me 8.0%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 6.2%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 4.4%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4.2%, “Veshje dhe këpucë” me 4.1%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3.9%, “Shëndeti” me 2.6%, “Shërbimi arsimor” me 2.5%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1.4%, si dhe “Komunikimi” me 1.1%. Nga krahu tjetër, në rënie rezultojnë çmimet e grupit “Transporti” me -4.7 %.
Në terma mujorë ndërkohë, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit sinjalizon se çmimet gjatë majit kanë rënë me 0.2% krahsuar me muajin prill.
Sa i përket krahasimit me vendte e tjera të Europës, Shqipëria rezulton të ketë një normë inflacioni gjatë Majit më të ulët se mesatarja e unionit, që fiksohet pranë 7.1%. Por, pavarësisht kësaj, rritje e çmimeve në vendin tonë rezulton të jetë më e lartë se në vende si Greqia, Danimarka, Luksemburgu, Belgjika apo Zvicra, sa për të përmendur disa prej tyre.
Kujtojmë se Indeksi i Çmimeve të konsumit, që është metoda e Instat dhe Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që është metoda e Eurostat ndryshojnë nga njëra tjera kryesisht nga pesha që zë secili grup në matjen e ecurisë së çmimeve, dhe këto dy ndryshime mes dy metologjive nuk janë të vogla. Grupi i “Qira, ujë. Lëndë djegëse dhe energji” zë thuajse 20% të “Indeksit të Çmimeve të Konsumit”, ndërsa sipas metodologjisë së Eurostat së vetëm 5.7%. Nga ana tjetër, grupi “Argëtim dhe kulturë”, si dhe “Hotele, kafene dhe ristorante” ka ndjeshëm më shumë zë në metodën e Eurostat krahasuar me atë të instat. Pikërisht ky ndryshim duket se ka sjellë ndryshimin e normës së inflacionit me thuajse 1 pikë përqindje, mes matjes sipas metodës së Instat dhe asaj të Eurostat.
Roel Korkuti/SCAN
Sondazh

Balfin Group feston 30 vjet sukses. Samir Mane: Burim frymëzimi për të ardhmen
Tre dekada rritje dhe sukses. “Balfin Group” ka festuar 30 vjetorin e krijimit, si kompania që ka treguar se me përkushtim dhe vizion, është e pandalshme, duke......

Jemi mes 10 vendeve me pabarazinë më të lartë në Europë - Më të pasurit kanë 5.9 herë më shumë të ardhura se më të varfërit
“Scan Intel” ka kryer një analizë bazuar në të dhënat e “Agjencisë Europiane të Statistikave”, për vitin 2020, sa i përket nivelit të pabarazisë mes 20% të......

Qytetet europiane që nënvlerësohen nga turistët - Më pak kaos, shumë oferta dhe surpriza të mëdha
Turistët që planifikojnë një udhëtim në qytet shpesh përfundojnë në metropolet si Londra, Barcelona, Vjena apo Parisi. Megjithatë, ka shumë qytete europiane që......

Pas rënies së pagave, rritet edhe papunësia - Në tremujorin e parë ishte 10.9%, për të rinjtë kulmon në 22.5%
Treguesit e anketës se forcave të punës të publikuara nga “Instituti i Statistikve” paraqesin rritje të normës së papunësisë në vend përgjatë tremujorit të......

SHBA, në kërkim të një modeli të ri hegjemonie - Nga politika e jashtme, tek ajo ekonomike
Dikur slogani kryesor ishte “globalizimi” dhe nënslogani “primati amerikan”. Nuk ishte thjesht një mjet retorik. Në të vërtetë, SHBA-të besonin se pas rënies......

Fermerët paguajnë 21 milionë euro kontribute - Rriten të siguruarit në bujqësi, “udhëheq” Fieri
Afro 62 mijë të vetëpunësuar në bujqësi kontribuojnë në skemën e sigurimeve shoqërore. Shifra e cila i takon vitit 2022 ka pësuar një rritje krahasuar me një......

Rritja ekonomike “varet” nga fuqia punëtore e huaj - Strategjitë e vendeve për punësimin e emigrantëve
Sipas raportimeve të fundit, vendet që kanë shënuar më shumë lëvizje në strategjitë e imigracionit e që pë rpasojë kanë çuar në rritje ekonomike janë Shtetet e......

Shpenzimet dixhitale, prioritet për BE - Roli i tyre kyç në buxhetin e ri për vitin 2024
Buxheti i ri i Bashkimit Europian për vitin 2024 është i orientuar drejt tranzicionit dixhital. Komisioni Evropian ka propozuar një buxhet vjetor prej 189.3......