Sa kushton turizmi malor në Shqipëri? Nga Dajti te Alpet dhe Korabi, çmimet për çdo buxhet

Sezoni i verës nuk nënkupton vetëm pushime në plazh. Ndërsa bregdeti mbetet zgjedhja kryesore për shumë shqiptarë dhe turistë të huaj, vitet e fundit edhe turizmi malor po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje. Për një pjesë të pushuesve, largimi nga temperaturat e larta, shëtitjet në natyrë, eksplorimi i fshatrave malorë dhe aktivitetet në terren janë tashmë alternativa kryesore për disa ditë pushimi.
Por sa duhet të paguajë një turist për të eksploruar malet shqiptare?
Për të krijuar një panoramë të çmimeve, “Scan Intel” ka marrë në shqyrtim ofertat e publikuara në platformën GetYourGuide, e cila lidh turistët me operatorë lokalë dhe kompani që organizojnë ture, guida dhe aktivitete të ndryshme. Të dhënat tregojnë se Shqipëria ofron një gamë të gjerë alternativash, nga ekskursione relativisht të lira njëditore deri te ture shumëditore që kushtojnë mijëra euro.
Bovilla dhe Mali i Gamtit, ndër alternativat më të aksesueshme
Një nga destinacionet më të afërta me Tiranën është zona e Bovillës dhe Malit të Gamtit, e cila është kthyer në një nga zgjedhjet më të preferuara për ata që duan të përjetojnë natyrën malore pa u larguar shumë nga kryeqyteti.
Sipas ofertave të listuara në GetYourGuide, çmimet për guidat dhe eksperiencat në këtë zonë variojnë nga rreth 11 deri në 70 euro, në varësi të llojit të aktivitetit, kohëzgjatjes, transportit dhe shërbimeve të përfshira.
Dajti, nga një ekskursion i thjeshtë deri te eksperiencat më të plota
Një tjetër destinacion shumë i frekuentuar është Mali i Dajtit, kryesisht për shkak të afërsisë me Tiranën dhe mundësive të shumta që ofron për vizitorët.
Në këtë rast, çmimet e aktiviteteve dhe tureve të publikuara në GetYourGuide nisin nga rreth 25 euro dhe mund të shkojnë deri në 180 euro. Diferenca lidhet me llojin e eksperiencës, transportin, guidën dhe aktivitetet që përfshihen në paketë.
Korabi, për ata që kërkojnë një aventurë më të madhe
Kur bëhet fjalë për Korabin, malin më të lartë të Shqipërisë, çmimet rriten ndjeshëm. Sipas ofertave të analizuara, eksperiencat për të vizituar dhe eksploruar këtë zonë variojnë nga rreth 119 euro deri në 1,700 euro.
Nga Përmeti te Alpet, çmimet ndryshojnë sipas eksperiencës
Edhe zona e Përmetit ofron alternativa për turistët që duan të kombinojnë natyrën malore me eksplorimin e jugut të vendit. Sipas ofertave të shqyrtuara, ngjitjet dhe aktivitetet në zonën malore të Përmetit kushtojnë rreth 81 euro.
Në veri, panorama është edhe më e larmishme. Për të eksploruar Alpet Shqiptare dhe Thethin, çmimet nisin nga rreth 48 euro dhe mund të arrijnë deri në 425 euro, në varësi të llojit të turit dhe shërbimeve të përfshira.
Jugu dhe Tomorri, gjithashtu me oferta për kategori të ndryshme turistësh
Edhe zonat malore të jugut ofrojnë alternativa të ndryshme. Për të eksploruar pjesë të zonave malore pranë Gjirokastrës, një eksperiencë turistike kushton rreth 81 euro.
Ndërkohë, për Malin e Tomorrit, ofertat variojnë nga rreth 82 deri në 150 euro. Edhe këtu çmimi ndryshon në varësi të aktivitetit dhe mënyrës së organizimit të udhëtimit.
Në tërësi, të dhënat tregojnë se turizmi malor në Shqipëri nuk ka një çmim unik. Një turist mund të zgjedhë një ekskursion prej pak më shumë se 10 eurosh, ndërsa një tjetër mund të paguajë qindra apo edhe mbi një mijë euro për një eksperiencë më të gjatë dhe më të kompletuar.

Works on the Kashari overpass - ARRSH announces traffic diversion on August 14-15
Blockage of two lanes in the Tirana-Durres direction during the night of August 14 and 15, while traffic towards the airport continues normally The Albanian......
AIPS, more payments in euros during 2026 - Activity in the high-value transfer system continued to increase during the summer months
Domestic euro payments through the AIPS EURO system continued to expand during the first seven months of 2026, confirming that this mechanism remains the......
12 active fire outbreaks in the country - MoD: 839 operational forces on the ground
The Ministry of Defense informed that during the last 24 hours, 45 fire sources have been reported, of which 12 remain active and 1 is under monitoring, and......
Asian vehicles "invade" the Albanian market - DPSHTRR: Over 58 thousand vehicles registered for the first time in 7 months
The General Directorate of Road Transport Services announces that 58,444 vehicles were registered for the first time during the first 7 months of this year.......
Fluctuations in the foreign exchange market – Major currencies weaken
The US dollar has again had slight fluctuations in its price this Thursday, being bought today compared to the day before at 80 lek and being sold at 81 lek......
Schemes, August 13th deadline for farmers - Anyone who does not complete additional documentation is disqualified from receiving funds
August 13 is the deadline for submitting additional documents by the winning farmers to benefit from financial support from the National Scheme 2026. A few......
Solar eclipse in Europe - Millions of people experienced the darkening of the sky
Millions of people in Spain and Iceland watched a total solar eclipse. Authorities estimated that up to 6 million visitors were present in mostly rural areas......
Ndryshojnë rregullat për shërbimin taksi - Taksistët, kurs i detyruar përpara pajisjes me Dëshmi
Ndërsa biznesi i shërbimit taksi është zgjeruar ndjeshëm, sidomos në kryeqytet, qeveria ka vendosur rregulla të reja që synojnë të japin më shumë siguri për......


