“Shqipëria, përformancë të fortë ekonomike” - FMN: Sfidat, plakja e shpejtë e popullsisë, emigracioni, produktiviteti i ulët
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka vlerësuar së fundmi performancën e fortë ekonomike të Shqipërisë, të mbështetur nga politikat e kujdesshme makroekonomike dhe lulëzimi i turizmit.
Në raportin e publikuar të martën, në vijim të misionit të mbajtur në muajin Nëntor, theksohet se perspektiva mbetet e favorshme me rreziqe të balancuara gjerësisht, por sfidat strukturore lidhen me plakjen e shpejtë të popullsisë, emigracionin, produktivitetin e ulët.
Bordi i FMN nënvizon rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit makroekonomik, duke avancuar reformat, për të përshpejtuar konvergjencën me BE-në dhe për të promovuar një rritje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.
Ruajtja e një suficiti primar vjetor modest krahas përpjekjeve të vazhdueshme për të forcuar menaxhimin e borxhit do të përforconte qëndrueshmërinë fiskale. FMN përshëndet përparimin në strategjinë afatmesme të të ardhurave të autoriteteve, por thekson se nevojiten reforma të qëndrueshme për administrimin e të ardhurave dhe politikave tatimore për të adresuar nevojat në rritje të shpenzimeve. “Investimet publike dhe reformat e menaxhimit të rrezikut fiskal, veçanërisht lidhur me ndërmarrjet shtetërore dhe partneritetet publik-private, mbeten kritike për transparencën fiskale”, nënvizon FMN.
Institucioni financiar global, kërkon nga Shqipëria reforma më të thella për të maksimizuar përfitimet nga procesi i pranimit në BE. “Politikat duhet të fokusohen në rritjen e produktivitetit, duke nxitur integrimin global të zinxhirit të vlerës, duke hequr barrierat ndaj rritjes së firmave dhe promovuar aksesin në huadhënien bankare”, theksohet në njoftim. Përpjekjet e mëtejshme për të përditësuar programet e arsimit dhe trajnimit, avancimi në agjendën digjitale, nxitja e pjesëmarrjes së femrave në fuqinë punëtore dhe diversifikimi i burimeve të energjisë së rinovueshme do të ishin gjithashtu të rëndësishme. Në përfundim të vlerësimit për Shqipërinë, Bordi Ekzekutiv i FMN, shprehet se prioritete kryesore janë edhe investimet e vazhdueshme në infrastrukturë dhe reformat e qeverisjes, duke përfshirë zbatimin e Strategjisë Antikorrupsion 2024–2030 dhe zbatimin e mëtejshëm të standardeve ndërkombëtare LPP/LFT.
Sondazh

Albpetrol nxjerr 70.250 ton naftë/ Prodhimi, kompania shtetërore ruan tendencën e 3 viteve të fundit
Rreth 70.250 ton naftë u prodhua nga kompania publike e nxjerrjes të naftës Albpetrol gjatë vitit 2024, një sasi thuajse e njëjtë në raport me 2 vitet e......

Britania zbut rregullat tatimore për të huajt e pasur - Masa synon të parandalojë largimin e miliarderëve nga vendi
Mbretëria e Bashkuar do të zbusë disa ndryshime të planifikuara në rregullin e saj të diskutueshëm të taksave për të huajt, pas shqetësimeve për një eksod......

Ku i blejmë veglat e punës? Nga Kina tek SHBA, 64 vende të botës furnizojnë Shqipërinë
Shqipëria importon vegla dhe pajisje pune nga 64 vende të ndryshme të botës, duke përfshirë disa prej ekonomive më të mëdha globale. Të dhënat tregojnë një......

“Rrëzohet” miti i kulturës financiare/ Shqiptarët zotërojnë njohuri të mira, por kanë përfshirje të ulët
Sipas “Vrojtimit mbi Kulturën Financiare të të Rriturve në Shqipëri”, zhvilluar nga Banka e Shqipërisë rezulton se indeksi i kulturës finaciare të individëve......

Banka e Zhvillimit, shteti me 51% të aksioneve/ Pr/ligji: Do të operojë si shoqëri tregtare me degë brenda dhe jashtë vendit
Banka e Zhvillimit do të operojë si shoqëri tregtare dhe do të përjashtohet nga zbatimi i dispozitave të ligjit që rregullon bankat. Sipas projektligjit,......

Tarifa 25% për Kanadanë dhe Meksikën - Si do të ndikojnë taksat e Trump në çmimet e mallrave?
Presidenti i SHBA-së Donald Trump synon të vendosë një tarifë të përgjithshme prej 25% për mallrat meksikane dhe kanadeze, duke thënë se ato taksa do të......

Aleati i Putin, Lukashenko, fiton një mandat të 7-të në zgjedhjet që Perëndimi i quan një farsë!
Udhëheqësi bjellorus dhe aleati rus, Alexander Lukashenko, zgjati të hënën sundimin e tij 31-vjeçar pasi zyrtarët elektoral e shpallën atë fitues të......

2.5 miliardë dollarë për rimëkëmbjen nga zjarret - Kaliforni, fondet do të përdoren për strehimin e banorëve, rindërtimin
Kalifornia do të shpenzojë 2.5 miliardë dollarë për të ndihmuar zonën e Los Anxhelosit të rimëkëmbet nga zjarret e fundit vdekjeprurëse. Guvernatori......