Shqipëria Postuar më 12 Maj 2025, 10:42

Numërohen 3270 zarfe me votat e diasporës - 53.46% e votave shkojnë për Partinë Socialiste

Nga Ledina Elezi

Numërohen 3270 zarfe me votat e diasporës - 53.46% e votave

Deri në orën 14:00 të ditës së sotme, janë numëruar 3270 zarfe me votën e diasporës nga 194889 zarfe që janë në total për t'u numëruar.

Për sa i përket votave që ka dhënë diaspora, aktualisht kryeson Partia Socialiste (PS)  me 1739 vota, e cila ndiqet nga Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 999 vota. Në vend të tretë është Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 287 vota.

Ndërkohë Partia Mundësia dhe Partia Socialdemokrate llogariten të kenë marrë deri më tani vetëm 80 dhe 36 vota nga diaspora përkatësisht. Lëvizja Bashkë është një tjetër forcë politike që ka marrë vetëm 64 vota nga diaspora, Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) ka marrë 23 dhe Partia Koalicioni Euroatlantik vetëm 15 vota.

E thënë ndryshe, Partia Socialiste kryeson me 53.46% të votave dhe Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 30.71% të votave. Lëvizja Atdheu, Partia Aleanca Demokracia e Re, Koalicioni Djathtas për Zhvillim kanë zero ose një numër tepër të vogël votash nga diaspora.

Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, 17 vota kanë rezultuar të pavlefshme.

Megjithatë, nëse e llogarisim bashkë me votat brenda vendit, Partia Socialiste rezulton me numrin më të madh të votave.

Për arsye pushimi, numërimi u ndërpre për disa orë dhe ka rifilluar në orën 10:30. Deri në orën 10:30, shumica e votave ishin në favor të Partisë Demokratike, por ky rezultat u përmbys gjatë orëve të pasdites.

Ditën e djeshme, kutitë e para të votimit të diasporës që u hapën ishin nga Qarku i Korçës. Numërimi i votave të diasporës nisi pak me vonesë në krahasim me numërimin e votave brenda vendit, megjithëse ishte lajmëruar që numërimi do të niste menjëherë sapo të hapej kutia e parë e votimit me votat e dhëna brenda Shqipërisë.

Në mbrëmje ka pasur disa kontestime nga vëshgues të Partisë Demokratike mbi procesin e numërimit të votave nga numëruesit e Partisë Socialiste. Partia Demokratike i kërkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që votat e diasporës shqiptare nga Greqia të futen në një kuti me vete dhe të mos numërohen bashkë me votat e tjera. Kjo kërkesë u aprovua nga KQZ në mesnatë. Si rrjedhojë, votat nga Greqia janë lënë mënjanë dhe do të numërohen më vete.

Ditë e djeshme kanë mbërritur 3 avionë të cilët kanë sjellë votat e fundit të diasporës përpara orës 19:00. Rreth 10 mijë vota kanë ardhur në mëngjes dhe drekë, ndërsa dërgesa e fundit e DHL ka pasur vetëm 80 vota.

Deri në orët e para të mëngjesit, janë numëruar 1660 zarfe me votën e diasporës nga 194889 zarfe që janë në total për t'u numëruar.

Për sa i përket votave që ka dhënë diaspora, aktualisht kryeson Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 726 vota, e cila ndiqet nga Partia Socialiste (PS) me 705 vota. Në vend të tretë është Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 117 vota.

Ndërkohë Partia Mundësia dhe Partia Socialdemokrate llogariten të kenë marrë deri më tani vetëm 35 dhe 34 vota nga diaspora përkatësisht. Lëvizja Bashkë është një tjetër forcë politike që ka marrë vetëm 21 vota nga diaspora, Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) ka marrë 10 dhe Partia Koalicioni Euroatlantik vetëm 4 vota.

E thënë ndryshe, Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore kryeson me 43.95% të votave dhe Partia Socialiste me 42.68% të votave. Lëvizja Atdheu, Partia Aleanca Demokracia e Re, Koalicioni Djathtas për Zhvillim nuk kanë marrë asnjë votë nga diaspora.

Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, 8 vota kanë rezultuar të pavlefshme.

Megjithatë, nëse e llogarisim bashkë me votat brenda vendit, Partia Socialiste rezulton me numrin më të madh të votave.

Për arsye pushimi, numërimi u ndërpre për disa orë dhe ka rifilluar në orën 10:30.

Ditën e djeshme, kutitë e para të votimit të diasporës që u hapën ishin nga Qarku i Korçës. Numërimi i votave të diasporës nisi pak me vonesë në krahasim me numërimin e votave brenda vendit, megjithëse ishte lajmëruar që numërimi do të niste menjëherë sapo të hapej kutia e parë e votimit me votat e dhëna brenda Shqipërisë.

Në mbrëmje ka pasur disa kontestime nga vëshgues të Partisë Demokratike mbi procesin e numërimit të votave nga numëruesit e Partisë Socialiste. Partia Demokratike i kërkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që votat e diasporës shqiptare nga Greqia të futen në një kuti me vete dhe të mos numërohen bashkë me votat e tjera. Kjo kërkesë u aprovua nga KQZ në mesnatë. Si rrjedhojë, votat nga Greqia janë lënë mënjanë dhe do të numërohen më vete.

Ditë e djeshme kanë mbërritur 3 avionë të cilët kanë sjellë votat e fundit të diasporës përpara orës 19:00. Rreth 10 mijë vota kanë ardhur në mëngjes dhe drekë, ndërsa dërgesa e fundit e DHL ka pasur vetëm 80 vota.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat