Rezultatet e numërimit të votave deri në orën 09:30 për qarqet Fier, Korçë, Gjirokastër dhe Kukës
Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit po vijon në të gjithë vendin nga grupet e numërimit.
KQZ ka përditësuar të dhënat zyrtare të këtij procesi për 4 qarqe të vendit deri në orën 09:30.
Në qarkun e Fierit janë numëruar 157 qendra votimi nga 587 për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së nga numërimi i votave në këtë qark kryeson Partia Socialiste me 25836 vota ose 63.39% të tyre.
Ndërkohë, Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 10 244 vota ose 25.13% të votave.
Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 1691 vota ose 4.15% të tyre.
Partia Mundësia ka marrë 1070 vota ose 1.48%.
Në qarkun e Gjirokastrës janë numëruar 115 qendra votimi nga 198 për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së nga numërimi i votave në këtë qark kryeson Partia Socialiste me 14 059 votave ose 64.02% të tyre.
Ndërkohë “Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” ka marrë 6181 votave ose 28.15% të tyre.
Koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka marrë 682 vota dhe 3.11% tyre.
Partia “Mundësia” ka marrë 313 vota.
Në qarkun e Korçës janë numëruar 174 qendrat e para të votimit nga 422 për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së nga numërimi i votave në këtë qark kryeson 23554 vota ose 55.03% të tyre.
Ndërkohë “Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” ka marrë 14 757 vota ose 34.50% të tyre.
Koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka marrë 1959 vota ose 3.86%.
Partia Social Demokrate ka marrë 1123 vota ose 2.61%.
Partia “Mundësia” ka marrë 874 vota ose 2.61% të votave.
Në qarkun e Kukësit janë numëruar 71 qendrat e para të votimit nga 139 për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së nga numërimi i votave në këtë qark kryeson “Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” me 9260 vota ose 51.90 % të tyre.
Ndërkohë, Partia Socialiste ka marrë 5692 vota ose 31.90 %.
Partia Social Demokrate ka marrë 2533 vota ose 14.20%.

Ku u rritën dhe ranë më së shumti pagat reale në Europë në 2024?
Pagat vjetore bruto u rritën në terma nominalë në pothuajse të gjitha 32 vendet europiane në 2024, me përjashtim të një rënie shumë të vogël në Finlandë.......

Rezultati i zgjedhjeve nga 2049 qendra: PS kryeson me 52.48 % të votave dhe PD 34.41%
Rezultati i votimit nga 2049 qendra: PS me 52.48 % të votave dhe PD 34.41% Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit po vijon në......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore? – Forcohen Dollari dhe Paundi!
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë pozitivisht pasi në raport me javën që lamë pas ka regjistruar rritje të vlerës duke u blerë sot me 86.8 lekë dhe duke......

Zgjedhjet e vitit 2025 shënojnë interes më të ulët/ Deri në orën 19:00 pjesëmarrja në rang kombëtar vlerësohet në 42.16%
Pjesëmarrja zyrtare në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 deri në orën 19:00 është ndjeshëm më e ulët se ajo e katër viteve më parë. Në rang kombëtar, në......

Berisha: Ka një rritje të ndjeshme të elektoratit tonë, askush nuk mund të ndikojë në vullnetin e sovranit
Të dhëna operative nga mbarë vendi dëshmojnë se në zonat tradicionale të qendrës së djathtë ka një rritje të ndjeshme të elektoratit dhe priten konform kësaj......

Deklarata e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve: Mund të kemi rezultatin e zgjedhjeve pasditen e së martës
KQZ/ Deklarata e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve: Sipas raportimeve që kemi marrë, jemi duke mbikëqyrur procesin e dorëzimit të materialeve të votimit.......

KQZ: Kanë mbërritur 191 912 zarfe me fletëvotimi nga jashtë deri në orën 19:00!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se deri sot në orën 19:00 kanë mbërritur 191 912 zarfe me fletëvotimi nga votuesit nga jashtë. Sipas KQZ në total......

Mbyllet orari i votimit/ Deri në 18:00 votuan 41.37% e zgjedhësve
Mbyllet orari i votimit/ Deri në 18:00 votuan 41.37% e zgjedhësve, pjesëmarrja gati 4.2% më e ulët se në 2021!Votimi u mbyll në 19:00. Zgjedhësit që janë në......