Bota Postuar më 18 Nëntor 2022, 10:13

Dollari realizon fitimet më të mëdha në 1 muaj - Mbështetet nga rritja e shitjeve me pakicë në SHBA dhe nga tensionet gjeopolitike

Nga SCAN TV
Dollari realizon fitimet më të mëdha në 1 muaj -

Dollari amerikan po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, por pritet të publikojë fitimet më të mëdha javore në 1 muaj, për shkak të të dhënave pozitive mbi shitjet me pakicë në SHBA, që kanë rikthyer sërish pritshmëritë se rezerva Federale mund të vijojë me politikën monetare shtrënguese.

Në sesionin e kaluar, ndërkohë, paundi britanik ra ndjeshëm pasi qeveria e re e Rishi Sunak prezantoi planin e uljes së shpenzimeve dhe rritjes së taksave. Një zyrtar i Rezervës Federale deklaroi deklaroi se norma bazë e interesit duhet të rritet deri në 5.25% për të ulur inflacionin, nga 4% që është aktualisht. Për këtë arsye, dollari amerikan ka fituar rreth 1% të vlerës në sesionin e kaluar, përballë shportës me monedhat kryesore ndërkombëtare.

Investitorët e kanë preferuar dollarin amerikan edhe për shkak të rritjes së tensioneve gjeopolitike, pasi Korea e Veriut lëshoi një raketë ndërkontinentale, në një kohë që liderët e Koresë së Jugut, Japonisë, Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera janë mbledhur në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik të Azi-Paqësorit. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth 16,700 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1200 dollarë.

SCAN

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...