Bota Postuar më 17 Nëntor 2022, 15:41

OKB mbështet zgjatjen e marrëveshjes për grurin - Marrëveshja mes Moskës dhe Kievit skadonte në 19 nëntor

Nga SCAN TV
OKB mbështet zgjatjen e marrëveshjes për grurin -

Antonio Guterres, sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara theksoi se e vlerësonte marrëveshjen për të zgjatur në kohë nismën për eksportin e produkteve ukrainase nga Deti i Zi, për lehtësimin e lundrimit të sigurtë të eksportit të drithërave dhe produkteve ushqimore nga vendi. Gueterres tha se OKB-ja ishte gjithashtu plotësisht e përkushtuar për heqjen e pengesave të mbetura për eksportin e ushqimeve nga Federata Ruse - një pjesë e marrëveshjes që Moska e sheh si kritike.

Marrëveshja që lejon Ukrainën të eksportojë grurë përmes Detit të Zi pa pengesa, ishte planifikuar të anulohej të shtunën, 19 nëntor. Kjo marrëveshje e mbështetur nga OKB-ja më 22 korrik lejoi që dërgesat e grurit të rifillonin nga disa porte të Ukrainës në Detin e Zi, duke çuar në rreth 10 milionë ton dërgesa dhe duke ndihmuar në uljen e çmimeve ndërkombëtare.

Ukraina eksportonte nga deti, 5 deri në 6 milionë ton produkte bujqësore në muaj përpara se pushtimi rus në shkurt të bllokonte portet e Ukrainës. Një burim i Kombeve të Bashkuara tha se kishte arsye për të qenë optimistë për rinovimin e një marrëveshjeje për eksportin e drithërave nga Deti i Zi.

Rusia u shpreh në favor të zgjatjes së marrëveshjes së drithërave nga Deti i Zi në samitin e G20-ës të mërkurën, për sa kohë që më shumë grurë u dërgohej vendeve më në nevojë. Ukraina ka përcaktuar tashmë një plan për të eksportuar më shumë grurë në vendet e varfra. Kiev dëshiron të ushqejë të paktën 5 milionë njerëz të tjerë që përballen me mungesa akute ushqimore deri në fund të pranverës së ardhshme.

Pushtimi i Rusisë ndaj eksportuesit të madh të grurit, Ukrainës, rriti çmimet globale të produkteve kryesore në nivele rekord në fillim të këtij viti dhe agjencitë e Kombeve të Bashkuara kanë paralajmëruar për një përkeqësim të situatës ushqimore në vendet më të varfra.

SCAN

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...