FunData Postuar më 23 Shtator 2024, 17:02

Cilat produkte sportive blenë më shumë shqiptarët?/ Tregu, nga importi i këpucëve deri tek veshjet për ski dhe plazh

Nga SCAN TV

Në kuadër të "Javës Europiane të Sportit", “Scan Intel” ka realizuar një analizë të hollësishme mbi importin dhe eksportin e produkteve sportive në Shqipëri. Kjo javë ka për qëllim promovimin e një stili jetese më aktive dhe të shëndetshme në të gjithë Europën, duke inkurajuar pjesëmarrjen masive në aktivitete fizike dhe sportive. Përmes kësaj analize, synohet të vlerësohet tendenca e blerjeve të produkteve sportive.

Sipas shifrave nga "Eurostat", në vitin 2023, importet e veshjeve dhe pajisjeve sportive në Shqipëri kanë reflektuar një interes më të ulët për sportin. Në vitin 2023 u blenë në total 5.3 milionë euro artikuj dhe pajisje sportive. Por si shpërndahet totali sipas zërave kryesorë?

Sipas të dhënave, vlera më e lartë e importeve u regjistrua për kategoritë “këpucë sportive”, “kostume për ski” dhe “rroba plazhi”. Konkretisht, u importuan 1.83 milionë euro këpucë sportive dhe 1.4 milionë euro kostume për ski dhe rroba plazhi. Këto të dhëna tregojnë se shqiptarët po investojnë gjithnjë e më shumë në veshje dhe pajisje që mbështesin aktivitetet sportive, veçanërisht në sportet si skitë dhe noti, të cilat kanë fituar popullaritet së fundmi.

Interesi për produkte sportive nuk kufizohet vetëm në këto kategori. Biçikletat janë gjithashtu një segment i rëndësishëm, me import që arriti në 815 mijë euro. Nga ana tjetër, pajisjet për aktivitete më specifike, si patinat me rrota dhe akull, kushtuan 72 mijë euro, ndërsa pajisjet e peshkimit arritën vlerën e 16 mijë eurove.

Në të kundërt, të dhënat e eksportit të veshjeve dhe pajisjeve sportive tregojnë se dy produktet me vlerën më të lartë të eksportit janë veshjet e notit dhe këpucët sportive. Gjatë vitit 2023, Shqipëria ka eksportuar veshje noti në vlerën e afro 3 mijë eurove dhe këpucë sportive në vlerën e afro 2 mijë eurove. Ky sukses në eksport tregon se prodhuesit shqiptarë po shfrytëzojnë mundësitë e tregut ndërkombëtar, duke krijuar produkte me standarde të larta që përmbushin kërkesat globale për pajisje dhe veshje sportive.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat