Universiteti, sa studentë diplomohen në vit? Sipas Instat, më pak se gjysma e atyre që regjistrohen marrin diplomë në fund të ciklit
Duke qenë se së fundmi “Instituti i Statistikave” ka bërë publike shifrat e arsimit sa i përket regjistrimeve dhe diplomimeve, “Scan Intel” i ka analizuar më tej këto shifra duke parë raportin e të regjistruarve me atë të të diplomuarve sipas programeve të arsimit të lartë.
Shifrat tregojnë se numri i të diplomuarve është ndjeshëm më i ulët se numri i të regjistruarve. Kështu, në nivelin tre vjeçar, bachelor, janë regjistruar gjatë vitit akademik 2020-21 rreth 43 mijë femra dhe janë diplomuar në vitin 2022-23 vetëm 8,731 prej tyre. E njëjta tendencë vihet re edhe në numrin e meshkujve të diplomuar në raport me ata të regjistruar. Po për të njëjtin program studimi janë regjistruar 30.5 mijë meshkuj dhe janë diplomuar vetëm 5,077 prej tyre. Nëse analizojmë në total numrin e rregjistrimeve në programin bachelor, shohim se pas tre vitesh janë diplomuar vetëm 13,808 prej tyre, nga rreth 74 mijë që ishte numri i registrimeve në vitin 2020-21.
E njëjta tendencë vihet re edhe nëse analizojmë programet dy vjeçare. Në vitin akademik 2021-22, në këto programe u regjistruan rreth 6,784 studentë, ndërkohë, pas dy vitesh u diplomuan vetëm 1,584 prej tyre, sipas të dhënave të numrit të diplomimeve në vitin 2022-23.
Nëse do të flisnim për doktorantët e diplomuar përgjatë vitit akademik 2022-23 shohim të njëjtin trend. Duke marrë parasysh që doktoratura zgjat deri në tre vite në Shqipëri, në analizë janë marrë regjistrimet për vitin 2020-21. Pra, nga 2,017 studentë të regjistruar në këtë program, në vitin që lamë pas u diplomuan 116-të prej tyre.
Po të njëjtin ndryshim vërejmë edhe në programet master, por duke qenë se në publikimin e INSTAT ky program nuk është i ndarë në atë profesional dhe shkencor nuk mund të bejmë një analizë të saktë pasi ndryshon kohëzgjatja për secilin rast.
Fakti që numri i studentëve të diplomuar është më i ulët se numri i atyre që janë regjistruar mund të shpjegohet nga disa skenare. Përshembull, këto studentë mund të kenë zgjedhur të ndërpresin studimet, apo të mos kenë arritur të mbyllin me sukses programin dhe mund të jenë mbartës të cilët automatikisht i shtohen vitit pasardhës. Por, nuk përjashtojmë edhe efektet e emigracionit.
Çfarë po e shkakton rënien e euros në Shqipëri? Analiza/ Cili është impakti real i investimeve, remitancave e turizmit mbi monedhat
Përgjatë vitit 2023 monedha vendase u forcua me ritme të shpejta. Sipas të dhënave, forcimi i lekut kulmoi fillimisht në muajin korrik të vitit që lamë pas, ku......
Shkurti “rikthen” azilantët shqiptarë në Europë? Në rajon, vetëm Shqipëria dhe Kosova shënuan rritje të kërkesave
Sipas të dhënave të Eurostat, në muajin shkurt të vitit 2024 u regjistruan 744 aplikime gjithsej për azil në një nga vendet e BE-së nga shtetasit shqiptarë, ku......
Bizneset po shfaqin fitime të mëdha/ Pjesa më e madhe "mbështetet" tek kapitali i vet, 36% kanë një kredi për të paguar
Gjatë gjysmës së dytë të vitit të kaluar performanca e bizneseve është përmirësuar ndjeshëm. Sipas një vrojtimi të publikuar nga "Banka e Shqipërisë", mbi......
Si ndryshoi raporti i varësisë së të moshuarve? Eurostat: Rritet krahasuar me vjet, por mbetet më i ulët se në Europë
Plakja e popullsisë është një fenomen që po prek të gjitha vendet dhe padyshim Shqipëria nuk ka mundur të jetë imune ndaj këtyre ndryshimeve. Nisur nga tregues......
Studentët i thanë "jo" shkencave natyrore/ Bien me 43% regjistrimet në këto degë, rriten në `Mjekësi`
Shifrat më të fundit nga "Instituti i Statistikave" tregojnë se numri i regjistrimeve në arsim në vendin tonë ka rënë ndjeshëm gjatë vitit akademik 2023-24, me......
Të rinjtë "braktisin" punën/ Norma e punësimit poshtë BE-së, rreth 21 mijë prej tyre dolën nga tregu
Punësimi i të rinjve është tkurrur përgjatë vitit 2023 edhe pse tregu i punës në tërësi ka shfaqur ndyshime pozitive. Duket se të rinjtë po hasin vështirësi në......
Marsi sjell rritje të kreditimit me 7.5%/ Vijojnë tendencat rritëse edhe të kredisë për blerje banese
Huaja e re gjatë muajit mars të këtij viti ka patur një rritje të ndjeshme krahasimisht me dy muajt e parë të vitit. Të dhënat më të fundit të "Bankës së......
Më pak pasagjerë zgjodhën rrugët detare/ Numri i tyre ra me 1.9%, volumi i mallrave paraqitet me rritje
Pas një tkurrje të vazhdueshme të volumit të mallrave të transportuara në rrugë detare, që zë dhe peshën më të madhe të mallrave të transportuara, gjatë......

