Bota Postuar më 25 Maj 2022, 12:01

Tedros rizgjidhet në krye të OBSH - Jo të gjitha vendet afrikane mbështetën ish-ministrin etiopian

Nga SCAN TV

Anëtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë rizgjedhur Tedros Adanom Gebriesus si drejtor të përgjithshëm me një mazhorancë të fortë, për një mandat të ri 5 vjeçar.

Votimi i fshehtë ishte më tepër një formalitet meqenëse Tedros ishte i vetmi kandidat në garë për atë post. Ministra dhe delegatë uruan Tedron, një ish ministër shëndetësie nga Etiopia i cili drejtoi agjencinë e Kombeve të Bashkuara në periudhën e turbullt të pandemisë së Covid 19.

Duke iu drejtuar asamblesë menjëherë pas rizgjedhjes së tij, ai u shpreh se OBSH do të përqendrohet në përgatitjet për situatat e emergjencës por dhe në përmirësimin e agjencisë. Sipas tij pandemia e Covid ishte shumë e paprecedentë dhe i dha botës shumë leksione të cilat duhen mësuar, por në të njëjtën kohë nuk mund të pritet më për implementimin e atyre që kemi mësuar.

Tedros foli dhe për situatën aktuale në Ukrainë, duke thënë se nuk dëshironte që t’i ndodhte askujt tjetër. Shumë vende përfshirë Gjermaninë dhe Shtetet e bashkuara të Amerikës nxituan ta uronin për faktin se kishte marrë 155 vota nga 160, dhe se kjo ishte një fitore më se e merituar. Gjermania kohët e fundit ka tejkaluar Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke u bërë donatorja më e madhe e agjencisë shëndetësore të Kombeve të Bashkuara.

Sidoqoftë, kandidatura për mandatin e dytë të Tedros nuk mori mbështetjen e Etiopisë, vendit të tij të lindjes për shkak të përplasjeve rreth konfliktit të Tigray. I dërguari i Etiopisë në asamble e bëri të qartë se deklarata e Botsvanës që uronte Tedros nuk përfaqësonte të 47 vendet e grupit afrikan.

SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......