Nga bonusi i pensionistëve tek projektbuxheti 2027-29, dalin vendimet e miratuara në mbledhjen e qeverisë

Agjencia për Media dhe Informim ka njoftuar Vendimet dhe Projektligjet e miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë, datë 30 qershor 2026. Sipas AMI Këshilli i Ministrave vendosi:
-Shpërblimin në masën 5 000 (pesë mijë) lekë sipas kategorive përkatëse. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, llogariten në shumën 3 913 000 000 (tre miliardë e nëntëqind e trembëdhjetë milionë) lekë e ndarë në 3 886 000 000 (tre miliardë e tetëqind e tetëdhjetë e gjashtë milionë) lekë për shpërblimin dhe 27 000 000 (njëzet e shtatë milionë) lekë shpenzime administrative për dhënien e shpërblimit. Efektet financiare të këtij vendimi do të përballohen nga llogaria speciale me emërtimin “Fondi i pensioneve” pranë Bankës së Shqipërisë.
-Përcaktimi i rregullave, kritereve dhe masës për trajtime të tjera financiare, me qëllim krijimin e një sistemi të drejtë, transparent dhe të qëndrueshëm që nxit performancën e lartë dhe inovacionin në administratën publike. Ky vendim zbatohet për nëpunësit civilë, nëpunësit dhe punonjësit e tjerë në institucionet e administratës shtetërore, institucionet e pavarura apo njësitë e vetëqeverisjes vendore e institucionet e tyre të varësisë.
-Kalimin te Bashkia Durrës të 259 (dyqind e pesëdhjetë e nëntë) apartamenteve në 6 (gjashtë) ndërtesa me njësi banimi (pallat) të 1 (një) dhome teknike dhe 3 (tri) njësive të shërbimit “Kopsht”, sipas listës së inventarit.
-Krijimin, organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Qendror të Punës (në vijim, IQP) si person juridik publik, buxhetor, me seli në Tiranë, në varësi të ministrit përgjegjës për punën. IQP-ja financohet nga buxheti i shtetit dhe nga burime të tjera të ligjshme, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.
-Miratimin e marrëveshjes së zbatimit nr.II, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, dhe Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, si përfaqësuese e qeverisë gjermane dhe agjenci zbatuese, për projektin “Mbështetje për negociatat për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Evropian në sektorin ekonomik” (SANECA II).
-Miratimin e marrëveshjes së zbatimit nr.IV, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, dhe Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, si përfaqësuese e qeverisë gjermane dhe agjenci zbatuese, për programin “Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe rajonal, nxitja e punësimit dhe arsimi dhe formimi profesional” (ProSEED).
-Deklarimin “Pasuri kulturore e paluajtshme” të Parkut Arkeologjik Apoloni, sipas hartës së zonifikimit dhe koordinatave në Kornizën Referuese Gjeodezike Shqiptare (KRGJSH).
-Miratimin e projektdokumentit të programit buxhetor afatmesëm për periudhën 2027-2029 i cili përcakton kërkesat e detajuara të projektimit ekologjik për pajisjet e ngrohjes lokale me lëndë djegëse të ngurtë.
-Miratimin e Strategjisë Kombëtare për Parandalimin dhe Luftën kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda 2026–2030 dhe të planit të veprimit 2026-2028.
-Përcaktimin e tarifave të aplikimit për pajisjen me autorizim importi, eksporti dhe transiti të armëve të zjarrit, të komponentëve të tyre kryesorë dhe të municioneve që lëshohen nga Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve.
-Miratimin e tavaneve përfundimtare të shpenzimeve të programit buxhetor afatmesëm 2027-2029.
-Kalimin te Bashkia Tiranë të 80 (tetëdhjetë) apartamenteve në 1 (një) ndërtesë me njësi banimi (pallat), përkatësisht, sipas listës së inventarit.
-Transferimin në Fondin e Pasurive të Paluajtshme për Mbështetjen e Investimeve Strategjike (FPPMIS), i cili administrohet nga ministria përgjegjëse për ekonominë, të pasurive të paluajtshme shtetërore në zonat kadastrale 8604 dhe 2765, Bashkia Vlorë, me sipërfaqe totale 885 557.6 (tetëqind e tetëdhjetë e pesë mijë e pesëqind e pesëdhjetë e shtatë pikë gjashtë) m².
-Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” të disa zonave në territorin e Bashkisë Mallakastër.
Rriten pensionet, qeveria akordon 5 mijë lekë si bonus të verës, 777 mijë përfitues
Rreth 777 mijë pensionistë do të marrin bonus prej 5 mijë lekësh. Vendimi është miratuar në qeveri këtë të martë dhe kostoja në buxhet parashikohet 3.7......
Vendimi i Qeverisë, Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave
Valdrin Pjetri është emëruar Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave (ATP). Pjetri u vendos në krye të ATP, pas shkarkimit nga detyra të......
Ndryshimi i Buxhetit 2026, ministri i financave Petrit Malaj shpjegon përmbajtjen e Aktit Normativ
Sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave miratuam Aktin Normativ për disa ndryshime në Buxhetin e vitit 2026. Si rezultat i ecurisë pozitive të......
Ministri Salla: Markata e Peshkut në Vlorë, investim për modernizimin e peshkimit dhe zhvillimin e ekonomisë blu
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Kryetaren e Bashkisë Vlorë, Brunilda Mersini, inspektuan sot Markatën e Peshkut në......
Akti Normativ, rishikohet buxheti 2026, bonus 5 mijë lekë për pensionitët, shtohet garancia sovrane
Në mbledhjen e fundit, qeveria shqiptare ka miratuar aktin normative për rishikimin e buxhetit të shetit për vitin 2026, i cili parashikon fonde shtesë për......
DPSHTRR promovon platformën eTransport - Bajraktari fushatë informuese në pikat hyrëse të vendit
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) ka nisur një fushatë informuese për promovimin e platformës digjitale eTransport, me......
“Rrisim në 2,6% shpenzimet për mbrojtjen” - Rama: Në Pashaliman do të krijohen 500 vende pune
Në Pashaliman të Vlorës është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit mes gjigantit italian të industrisë detare “Fincantieri”, kompanisë shtetërore “KAYO”......
Më shumë të drejta për konsumatorët online - Gati ndryshimet në ligjin e tregtisë elektronike
Bllokimi i një faqeje interneti, ridrejtimi automatik në një version tjetër apo vendosja e kushteve të ndryshme të pagesës vetëm për shkak të shtetësisë ose......



