Shqipëria Postuar më 30 Qershor 2026, 20:02

Rriten pensionet, qeveria akordon 5 mijë lekë si bonus të verës, 777 mijë përfitues

Nga SCAN TV

Rriten pensionet, qeveria akordon 5 mijë lekë si bonus të

Rreth 777 mijë pensionistë do të marrin bonus prej 5 mijë lekësh. Vendimi është miratuar në qeveri këtë të martë dhe kostoja në buxhet parashikohet 3.7 miliardë lekë. Gjithashtu nga 1 korriku indeksohen pensionet me 2.7%.

“Vendosëm të akordojmë një bonus për pensionistët, do të jetë bonusi i verës me vlerë 5000 lekë. Janë mbi 777 mijë pensionistë që do të përfitojnë nga ky bonus”, tha ministrja Delina Ibrahimaj, pas mbledhjes së qeverisë. Sipas saj kjo ndodhi për shkak të rritjes së të ardhurave mbi pritshmëritë ndikuar edhe prej çmimeve të larta, u vendos që të jepet për herë të parë një bonus vere.

Ndërkohë në një postim në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama ka shkruar se “Akti Normativ i Qershorit që sapo kaloi në qeveri është pasqyrë kuptimplotë e një vendi ku ekonomia rritet dhe mundëson një tjetër bonus për pensionistët; një rritje kuptimplotë të mbështetjes për personat me aftësi të kufizuar, fëmijët me aftësi të veçanta, autizëm, etj., si edhe kujdestarët e tyre. Rama ka bërë të ditur gjithashtu se “Në ditët në vijim do të shpjegojmë çdonjërën nga masat, por mbetet domethënëse kalimi tek bonusi i pensionistëve edhe i të gjithë të ardhurave shtesë nga rritja e çmimit të naftës”.

Brenda muajit korrik qeveria thotë se do të ketë gati edhe draftin e parë të skemës së re të pensioneve që po bëhet me asistencë të Bankës Botërore, dhe brenda shtatorit do të jetë gati reforma finale.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat