Shqipëria Postuar më 2 Prill 2025, 13:21

“Institucionet, shkelje me financat publike” - KLSH: Mosrespektim i gjerë i kuadrit ligjor për tenderët dhe zbatimin e kontratave

Nga Ola Mitre

“Institucionet, shkelje me financat publike” - KLSH: Mosrespektim i

159 auditime janë kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë vitit 2024 në institucione të ndryshme, duke identifikuar një sërë shkeljesh në menaxhimin e financave publike. 

Auditimet përfshijnë institucione të pavarura, të qeverisjes qendrore, vetëqeverisjes vendore, shoqëri publike me kapital shtetëror mbi 50% si dhe investime me financim të huaj. Ndërkohë që, llojet e yre kanë qenë të ndryshme duke nisur nga auditimet financiare, përputhshmërie, performance, etj.

Për mangësitë, parregullsitë dhe problematikat e identifikuara në misionet e auditimit janë dhënë rekomandimet përkatëse për përmirësimin e situatës, me një efekt financiar që arrin në 16.47 mld lekë. 

Sipas KLSH-së, në auditimet financiare dhe të kombinuara, janë konstatuar një sërë problematikash që prekin cilësinë e raportimit financiar dhe përputhjen me parimet dhe standardet e kontabilitetit. “Një ndër fenomenet më të përhapura lidhet me keqklasifikimin e shpenzimeve dhe të ardhurave, çka çon në deformimin e pasqyrës financiare të institucioneve dhe cenon besueshmërinë e tyre”, - vlerëson KLSH.

Një tjetër fenomen i rëndësishëm është mosregjistrimi i plotë i pasurive dhe mungesa e dokumentacionit pronësor, veçanërisht në pasuritë e paluajtshme. Po ashtu, një tjetër fenomen shqetësues është mungesa e regjistrave të plotë dhe të përditësuar të detyrimeve, si ato ndaj furnitorëve apo vendimeve gjyqësore.

Gjthashtu, KLSH vëren se në tërësi, auditimet e përputhshmërisë kanë evidentuar një përhapje të gjerë të mosrespektimit të kuadrit ligjor dhe rregullator, në prokurime, raportimin fiskal, zbatimin e kontratave, etj. “Këto problematika janë sistemike dhe të pranishme në disa nivele të qeverisjes”, - thuhet në raportin vjetor të KLSH-së.

Objektivi i auditimeve që kryehen nga Kontrolli i Lartë i Shtetit është që, në përfundim të tyre, të konkludohet me opinionin apo konkluzionin e përgjithshëm të auditimit, shoqëruar me dhënien e rekomandimeve përkatëse, relavante për përmirësimin e situatës së subjekteve të audituara, për problematikat apo mangësitë e konstatuara.

Në total, gjatë vitit 2024 janë lënë 2594 rekomandime për masa organizative dhe 28 për përmirësime ligjore. Gjithashtu, janë dhënë 993 rekomandime për masa disiplinore si dhe 66 për masa administrative, ndaj punonjësve të institucioneve ku janë konstatuar shkeljet.

Live TV

Të fundit
Shqipëria 18 Qershor Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan ka regjistruar sërish edhe këtë mëngjes një rritje të lehtë të kuotës në raport me ditën e djeshme teksa është blerë sot me 84.5 lekë dhe......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 18 Qershor Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan ka regjistruar sërish edhe këtë mëngjes një rritje të lehtë të kuotës në raport me ditën e djeshme teksa është blerë sot me 84.5 lekë dhe......