Privati po i merr studentët publikut! Numri i regjistrimeve ka vijuar në drejtime të ndryshme
Arsimi në Shqipëri ka pësuar ndryshime të ndjeshme vitet e fundit, ndikuar jo vetëm nga faktorë të brendshëm, por edhe nga emigracioni dhe orientimi gjithnjë e më i madh drejt profesioneve praktike.
“Scan Intel” ka shqyrtuar të dhënat e publikuara nga INSTAT për periudhën 2016-2023 për të analizuar ecurinë e sistemit arsimor, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat. Të dhënat tregojnë qartë se numri i studentëve në arsimin e lartë po ndjek një trend rënës.
Në vitin 2016, numri total i studentëve në nivelin bachelor dhe master ishte 138,946, ndërsa në vitin 2023 ky numër ra në 109,741. Kjo tregon një rënie prej 21% gjatë këtyre tetë viteve.
Një nga gjetjet më të rëndësishme është ndryshimi i tendencës midis universiteteve publike dhe atyre private. Në vitin 2016, universitetet publike kishin 81,546 studentë të regjistruar në programet e ciklit të parë (bachelor), ndërsa në vitin 2023 ky numër ra në 50,594, një rënie prej 37%.
Për sa i përket programeve të ciklit të dytë (master), rënia është më e lehtë, me 13.7%.
Ndërkohë, arsimi privat ka ndjekur një rrugë të kundërt. Në vitin 2016, universitetet private kishin 14,605 studentë të regjistruar në ciklin bachelor, ndërsa në vitin 2023 ky numër u rrit në 16,689 – një rritje prej 14.2%. Për ciklin master, rritja është edhe më e theksuar, me 43% më shumë studentë të regjistruar.
“Scan Intel” ka analizuar edhe shkallën e diplomimit në arsimin publik dhe privat gjatë këtyre viteve.
Edhe nëse analziojmë diplomimet, tendenca duket e njejtë. Studentët e diplomuar në arsimin privat për programin bachelor duket se kanë shënuar një rënie më të lehtë në krahasim me diplomimet në arsimin publik.
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Çfarë pritet të ndodhë me TikTok? - Vendimi i SHBA-së mund të sjellë masa të ngjashme në shtete të tjera
TikTok është rikthyer në dyqanet e aplikacioneve të Apple dhe Google në SHBA disa javë pasi Presidenti Donald Trump vonoi ndalimin e aplikacionit në pronësi......

Certifikohen rezidentët e parë të “Durana Tech Park” - Rama: Synojmë mbi 5 mijë vende pune për ekspertët e teknologjisë
Këtë të mërkurë, u zhvillua eventi për dorëzimin e certifikatave për rezidentët e parë të Durana Tech Park, një hapësirë e cila do të jetë qendra e......

Mallrat kontrabandë në kufi, kapen 127 raste - Rriten kontrollet. Cilat janë pikat doganore më të “nxehta”?
Bizneset dhe qytetarët që tentojnë të fusin mallra kontrabandë përmes pikave doganore janë në shënjestër të administratës doganore dhe kjo konfirmohet me......

OSBE/ODIHR nis monitorimin për zgjedhjet e 11 majit - Ambasadori Zannier: Do të jenë 26 vëzhgues afatshkurtër dhe 300 afatgjatë
OSBE/ODIHR ka nisur misionin e saj për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri, ku do të angazhojë 26 vëzhgues afatgjatë dhe 300 të tjerë për një......

Evropianët, me leje udhëtimi në Britani - Vizitorët duhet të paguajnë tarifë 10 paund për të hyrë në ishull
Vizitorët evropianë në Britani do të duhet të blejnë një leje elektronike për udhëtime duke nisur nga data 2 prill. Kjo lëvizje e Mbretërisë së Bashkuar......

Trump “përgatit” tarifat reciproke - Vendimi pritet të përshkallëzojë tensionet tregtare globale
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump do të vendosë tarifa të reja reciproke gjithëpërfshirëse ndaj partnerëve tregtarë globalë të mërkurën, duke......

Nis prodhimi i fletëve të votimit për diasporën - Celibashi: Zarfi zgjedhor do t’u dërgohet personalisht zgjedhësve
Për të gjithë zgjedhësit nga jashtë, të cilët janë regjistruar për të votuar më 11 maj, Kryekomisioneri i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan......

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara - Doganat heqin nga qarkullimi rreth 41 mijë veshje të kopjuara
Askujt nuk i bën çudi në Shqipëri që të shohë të veshur qytetarë në rrugë me marka luksoze veshjesh të cilat kushtojnë qindra mijëra euro, edhe pse paga......