“ATP, dy ditë në javë takime me qytatarët për pronat”/ Gogu: Kapitujt me BE synohet të mbyllen brenda shtatorit 2027
Qytetarët që kanë çështje të pazgjidhura pronësie do të mund të komunikojnë drejtpërdrejt me drejtuesit e Agjencisë së Trajtimit të Pronave. Çdo të mërkurë, Agjencia do të zhvillojë takime për problematikat që lidhen me kompensimin e pronave, ndërsa të enjteve do të trajtohen kërkesat për njohjen e pronësisë. Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, tha se kjo nismë synon përshpejtimin e procedurave dhe përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve.
"Drejtori i ri i Përgjtishëm që drejton Aagjencinë e Trajtimit të Pronave, sot ka pasur një iniciativë të re, që quhet ditë e hapur. Dhe çdo të mërkurë, të gjithë ju që keni probleme me Agjencinë e Trajtimit të Pronave, pra me kthimin e pronave dhe kompensimin e pronave, çdo të mërkurë Drejtori i Përgjithshëm, me të gjithë stafin dhe drejtorinë përkatëse ju pret, për çështje të kompensimit. Dhe çdo të enjte për njohje të pronësisë. Drejtori i Përgjithshëm ka detajuar një plan për shërbimin e qytetarëve, i cili ka mbështetjen e plotë të ministrit, të ministrisë dhe gjithë qeverisë,"-u shpreh Gogu
Duke u ndalur te procesi i integrimit europian, ministri i Drejtësisë deklaroi se synimi është që, deri në shtator të vitit 2027, të jenë përmbushur detyrimet që burojnë nga raporti për piketat përmbyllëse.
“Objektivi ynë që ka një datë është brenda dhjetorit të 2027 për piketat përmbyllëse që duhet të miratohen, që do të thotë që ne duhet të jemi brenda shtatorit të 2027, pra vitin tjetër në shtator të jemi gati të kemi mbyllur detyrat e shtëpisë që na lë raporti i piketave përmbyllëse,”-sqaroi ministri.
Ministri Gogu bëri të ditur se nga amnistia penale kanë përfituar 2 mijë e 300 persona, ndërsa shtatë të miturit e liruar po mbështeten me programe riintegrimi. Ai premtoi përmirësimin e pagave të Policisë së Burgjeve sapo ta lejojë buxheti, si dhe zgjerimin e digjitalizimit të shërbimeve të drejtësisë.
Hapet dega e “Ziraat Bank” në Tiranë / I pranishëm edhe kryeministri Edi Rama
Në Tiranë u zhvillua ceremonia e hapjes së degës së bankës se re, “Ziraat Bank”, ku I pranishëm ishte kryeministri Edi Rama, ministra të qevererisë......
Cili qark prodhon më shumë bimë medicinale? Prodhimi dyfishohet në një dekadë. Shkodra dominon me 72% të peshës
Prodhimi i evidentuar i bimëve medicinale dhe erëzave në Shqipëri ka vijuar rritjen edhe gjatë vitit 2025, duke arritur nivelin më të lartë të dekadës së......
Airbnb në Shqipëri, si po ndryshon tregu? Vlora udhëheq për fluksin, Golemi regjistron tarifën mesatare ditore më të lartë
Tregu i Airbnb në Shqipëri vijon të shfaqë performancë pozitive gjatë vitit 2026, me rivierën shqiptare që mbetet destinacioni më i kërkuar nga turistët......
Shtrëngohen rregullat për pronarët përfitues - Ndryshon sërish ligji, më shumë kontroll mbi pastrimin e parave
Qeveria do të ndryshojë ligjin për pronarët përfitues, me qëllim plotësimin e mangësive që ka dhe hapësirave që krijon për pastrimin e parave nga subjektet......
Kursi i këmbimit/ Rritje e lehtë për Frangën dhe Paundin
Dollari amerikan nuk ka pasur ndryshime të ndjeshme të vlerës nga një ditë më parë duke e nisur këtë të mërkurë në vlera të qëndrueshme teksa është blerë sot......
Moti i keq në vend, MIE: 21 fidera jashtë funksioni dhe mbi 1,000 punonjës në terren për rikthimin e energjisë
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë të ditur masat e marra për përballimin e situatës së krijuar nga moti i keq gjatë mbrëmjes së kaluar dhe......
Automjetet mbeten “motori” i tregut të sigurimeve - AMF: Sigurimi i detyrueshëm vijon të kryesojë, ndërsa ai i jetës ruan ritme pozitive
Sigurimet e detyrueshme të automjeteve vijojnë të mbajnë peshën kryesore në tregun shqiptar të sigurimeve. Gjatë gjysmës së parë të vitit, ky segment......
Shqipëria “fiton garën” e vizitorëve me Kosovën/ Tërheqim më shumë vizita në struktura, fluksi kulmoi në muajin Maj
Shqipëria ka pritur dukshëm më shumë vizitorë nga Kosova sesa Kosova nga Shqipëria gjatë pesë muajve të parë të vitit 2026. Të dhënat e përpunuara nga......

