Moti i keq në vend, MIE: 21 fidera jashtë funksioni dhe mbi 1,000 punonjës në terren për rikthimin e energjisë

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë të ditur masat e marra për përballimin e situatës së krijuar nga moti i keq gjatë mbrëmjes së kaluar dhe orëve të para të mëngjesit.
Reshjet intensive të shiut dhe erërat e forta shkaktuan problematika në disa zona të vendit, ndërsa grupet e punës nën varësinë e Ministrisë kanë vijuar ndërhyrjet në terren për normalizimin e situatës.
Në akset kombëtare rrugore qarkullimi vijon normalisht. Ekipet e Autoritetit Rrugor Shqiptar kanë ndërhyrë për pastrimin e rrugëve nga gurët dhe materialet e rëna, ndërsa ARRSH vijon monitorimin e vazhdueshëm të gjendjes së akseve.
Sa i përket furnizimit me energji elektrike, aktualisht 21 fidera janë jashtë pune, kryesisht në zonat e Vlorës, Fierit, Sarandës dhe Librazhdit. Në orët e para të mëngjesit është rikthyer në punë Nënstacioni i Livadhjasë, duke mundësuar furnizimin me energji të disa zonave.
OSSH ka angazhuar mbi 1,000 punonjës në terren për rikthimin e furnizimit me energji elektrike. Ndërkohë, të gjitha linjat e transmetimit 400 kV, 220 kV dhe 110 kV janë në operim normal.
Ministria bën të ditur gjithashtu se situata në basenin e lumit Drin paraqitet e qetë dhe pa problematika.
Në sektorin e furnizimit me ujë, në Sarandë dhe Ksamil stacionet e pompimit të ujit të ndotur janë rikthyer në funksion normal. Në Durrës, një defekt në një elektropompë në stacionin e pompimit të Çermës është riparuar brenda pak orësh.
Në Fier, defekti në stacionin e Kafarajt është riparuar rreth orës 02:00, duke rikthyer furnizimin normal me ujë për qytetin. Ndërkohë, qyteti i Patosit vijon të jetë pa furnizim me ujë për shkak të mungesës së energjisë elektrike në stacionin e Varibopit.
Në Aeroportin e Tiranës janë regjistruar disa vonesa të lehta në fluturimet në ardhje për shkak të kushteve meteorologjike.
Ndërsa në Portin e Durrësit, stuhia ka shkaktuar rrëzimin e disa kontejnerëve bosh në Terminalin e Kontejnerëve, ku 8 prej tyre kanë pësuar dëmtime më të konsiderueshme. Vijon koordinimi me kompanitë përkatëse për vlerësimin e plotë të dëmeve. Në pjesën tjetër të portit aktiviteti vijon normalisht.
Në Portin e Sarandës situata paraqitet e qetë dhe linja e lundrimit me Korfuzin vijon normalisht.
Automjetet mbeten “motori” i tregut të sigurimeve - AMF: Sigurimi i detyrueshëm vijon të kryesojë, ndërsa ai i jetës ruan ritme pozitive
Sigurimet e detyrueshme të automjeteve vijojnë të mbajnë peshën kryesore në tregun shqiptar të sigurimeve. Gjatë gjysmës së parë të vitit, ky segment......
Shqipëria “fiton garën” e vizitorëve me Kosovën/ Tërheqim më shumë vizita në struktura, fluksi kulmoi në muajin Maj
Shqipëria ka pritur dukshëm më shumë vizitorë nga Kosova sesa Kosova nga Shqipëria gjatë pesë muajve të parë të vitit 2026. Të dhënat e përpunuara nga......
Uria globale shënoi rënie edhe në 2025 - Afrika kontinenti më i prekur, 1 në 5 persona të kequshqyer
Uria globale shënoi rënie për të tretin vit radhazi, gjatë 2025-ës, me përmirësime të regjistruara në çdo kontinent. Megjithatë, rreziqet në rritje nga......
1 në 5 vende pune në BE, e cënueshme - Raporti i ri nga Eurofound: Spanja kryeson listën
"Një fenomen shumëdimensional që përfshin pamjaftueshmërinë e të ardhurave, pasigurinë në punësim dhe mungesën e të drejtave në vendin e punës", kështu e......
Çmimi i naftës mund të kalojë 120 usd/fuçi - Parashikimi i Goldman Sachs nëse tensioni në Hormuz vazhdon
Sipas një vlerësimi nga Goldman Sachs, çmimi i naftës së papërpunuar Brent mund të kalojë 120 dollarë për fuçi deri në tremujorin e katërt të vitit nëse......
Rriten çmimet e qirave në Gjermani - Oferta e banesave është tkurrur ndjeshëm në shumë zona
Sipas një studimi të Institutit të Ekonomisë në Këln (IW) çmimet e qirave në Gjermani janë rritur ndjeshëm kohët e fundit. Qiratë e ofruara në treg ishin në......
Lufta në Iran i ka kushtuar SHBA 37.5 mld USD - Hegseth përballet me ligjvënësit, kërkon buxhet 1.5 trilion USD për 2027
Kostoja e luftës së Shteteve të Bashkuara në Iran ka kushtuar rreth 37.5 miliardë dollarë deri më tani, deklaroi Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete......
Garancia sovrane shkon në 5 miliardë lekë - Ndryshimet në skemë/ 1.5 miliardë lekë për bujqësinë, afati i shlyerjes 10 vjet
Qeveria ka bërë ndryshime në skemën e garancisë sovrane për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Referuar vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare, Ministri i......

