Scan Life Postuar më 8 Tetor 2025, 10:07

Cristiano Ronaldo, futbollisti i parë miliarder - Pasuria e yllit portugez ka arritur vlerën e 1.4 miliardë dollarëve

Nga Kristi Ceta

Cristiano Ronaldo, futbollisti i parë miliarder - Pasuria e yllit portugez

Cristiano Ronaldo, ish-sulmuesi i Manchester United, Real Madrid dhe Juventus, i cili aktualisht luan për ekipin saudit Al-Nassr, është bërë futbollisti i parë miliarder në histori. Sipas raportimeve të Bloomberg, pasuria e yllit portugez ka arritur vlerën e 1.4 miliardë dollarëve.

Një faktor kyç ka qenë aftësia e Ronaldos për të kapitalizuar imazhin e vet përmes sponsorizimeve luksoze, si ato me Armani, Nike dhe Castrol. Gjithashtu, rinovimi i kontratës me Al-Nassr në qershorin e kaluar ka luajtur një rol të rëndësishëm, pasi i ka sjellë portugezit 40-vjeçar mbi 400 milionë dollarë të ardhura shtesë.

Për shumë kohë, Cristiano dhe rivali i tij prej vitesh, Lionel Messi, kishin pasuri të ngjashme. Por në vitin 2023, rrugët e tyre financiare u ndanë ndjeshëm: Ronaldo kaloi në Ligën Saudite, ndërsa Messi iu bashkua skuadrës amerikane Inter Miami, pjesë e Major League Soccer. Megjithatë, argjentinasi do të sigurojë një pjesë të aksioneve në klubin amerikan pasi të tërhiqet, gjë që mund ta rikthejë atë në të njëjtin nivel financiar me Ronaldon.

Sipas llogaritjeve të Bloomberg, ylli portugez ka fituar mbi 550 milionë dollarë nga pagat mes viteve 2002 dhe 2023. Ai gjithashtu ka nënshkruar një kontratë 10-vjeçare me Nike, me një vlerë prej gati 18 milionë dollarë në vit, si dhe marrëveshje të tjera sponsorizimi me marka të mëdha si Armani dhe Castrol, që i kanë shtuar më shumë se 175 milionë dollarë pasurisë së tij.

Kalimi i tij te Al-Nassr në vitin 2023 i ka sjellë rreth 200 milionë dollarë në vit nga paga dhe bonuse të pataksueshme, duke përfshirë një bonus nënshkrimi prej 30 milionë dollarësh. Në muajin qershor, Cristiano nënshkroi një zgjatje të kontratës me ekipin saudit, që thuhet se kap vlerën e mbi 400 milionë dollarëve.

 

Shqipëria 8 Tetor Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan ka regjistruar edhe këtë të mërkurë rritje të lehtë të kuotës në raport me fillimin e javës duke u blerë sot me 82.7 lekë dhe duke u shitur......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat