FunData Postuar më 8 Tetor 2025, 10:25

Familjet e arsimuara po kursehen?! Rritja e konsumit vihet re tek familjet me kryefamiljar pa arsim të përfunduar

Nga Xhorxhina Deda

Familjet e arsimuara po kursehen?! Rritja e konsumit vihet re tek familjet me

Konsumi i familjeve shqiptare është rritur gjatë vitit 2024, por jo për të gjithë. Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, të analizuara nga “Scan Intel”, ndërsa shpenzimet mesatare mujore për konsum janë rritur lehtë në rang kombëtar, familjet me arsim të lartë kanë shënuar rënien më të ndjeshme të konsumit në krahasim me një vit më parë.

Në total, një familje shqiptare ka shpenzuar mesatarisht 93 mijë lekë në muaj, me një rritje të vogël, por pozitive. Mirëpo prapa kësaj mesatareje fshihet një ndryshim i qartë në sjelljen e konsumatorëve sipas arsimit të kryefamiljarit.

Familjet me arsim të lartë ose pasuniversitar kanë ulur konsumin me rreth 2 mijë lekë në muaj, duke zbritur nga 115,893 lekë në 2023 në 113,883 lekë në 2024. Është kjo kategoria me rënien më të madhe të shpenzimeve, pas disa vitesh stabilitet.
Ky zhvillim sugjeron se tkurrja e konsumit po prek edhe shtresat e mesme dhe të larta urbane, që tradicionalisht kanë qenë më të qëndrueshme ekonomikisht.

Në kahun tjetër, familjet me arsim të mesëm kanë shënuar rritje të lehtë të konsumit, nga 96,176 lekë në 96,790 lekë, ndërsa ato me arsim 8/9-vjeçar kanë qëndruar pothuajse në të njëjtin nivel. Ndërkohë, familjet me arsim të ulët ose pa arsim të përfunduar kanë rritur disi konsumin, nga 62,840 lekë në 64,013 lekë, ndoshta si rezultat i rritjes së pagës minimale dhe politikave të ndihmës sociale që kanë lehtësuar presionin mbi buxhetet e tyre.

Pavarësisht këtyre lëvizjeve, hendeku mes grupeve mbetet i madh. Një familje me arsim të lartë shpenzon ende afro 30 mijë lekë deri në 50 mijë lekë më shumë në muaj sesa një familje me arsim 8-vjeçar apo familje me kryefamiljar pa asnjë nivel të përfunduar, çka tregon se arsimi mbetet një nga ndarësit më të fortë të mirëqenies ekonomike në vend.

Shqipëria 8 Tetor Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan ka regjistruar edhe këtë të mërkurë rritje të lehtë të kuotës në raport me fillimin e javës duke u blerë sot me 82.7 lekë dhe duke u shitur......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat