Shqipëria Postuar më 8 Tetor 2025, 09:41

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Nga Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan ka regjistruar edhe këtë të mërkurë rritje të lehtë të kuotës në raport me fillimin e javës duke u blerë sot me 82.7 lekë dhe duke u shitur me 83.7 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane ndërkaq vijon të ruaj vlerat e saja prej disa kohësh tashmë me luhatje të lehta herë pas here teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 96.3 lekë dhe është shitur me 97.1 lekë në raport me dje.

Franga zvicerane sakaq nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme të vlerës këtë të mërkurë duke u blerë sot krahasuar me ditën e djeshme me 102.9 lekë dhe duke u shitur me 104.1 lekë.

Paundi britanik edhe pse me një rritje të lehtë këtë mëngjes nuk duket se është luhatur shumë nga dje duke u blerë sot me 110.5 lekë dhe duke u shitur me 111.8 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat