Mali i Zi nis pagesat me SEPA - Qytetarët mund të transferojnë deri në 200 euro pa asnjë tarifë
Të njëmbëdhjetë bankat tregtare në Mal të Zi u bënë pjesë e skemave të Zonës së Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), duke u mundësuar qytetarëve dhe bizneseve që të dërgojnë dhe të marrin para’ më shpejt, më lirë dhe më sigurt nga dhe drejt 40 vendeve të tjera evropiane që janë pjesë e kësaj zone.
Ky zhvillim shënon një kapitull të ri në procesin e integrimit evropian të Malit të Zi dhe modernizimin e sistemit të pagesave kombëtare.
Ceremonia, që u mbajt nën sloganin “Financa Evropiane për Gjeneratat e Reja: SEPA si Instrument Integrimi”, simbolizoi hyrjen operacionale të vendit në infrastrukturën e pagesave të Bashkimit Evropian.
Sipas njoftimit të Bankës Qendrore të Malit të Zi, individët do të kenë mundësinë të bëjnë transfertën e parë ditore deri në 200 euro drejt vendeve të zonës SEPA pa asnjë tarifë. Për transfertat elektronike deri në 20,000 euro, tarifa maksimale do të jetë 1.99 euro, ndërsa për shumat që kalojnë këtë vlerë, do të aplikohet një masë prej 25 eurosh.
“Tarifat më të ulëta dhe transaksionet më të shpejta do të sjellin përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët dhe bizneset, nga kursimi i parave deri te krijimi i më shumë mundësive për tregti dhe investime në tregun evropian,” theksoi Banka Qendrore, Sipas institucionit, reformat dhe proceset e integrimit po japin përfitime të prekshme dhe praktike edhe para anëtarësimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian.
“Nisja e transaksioneve të para përmes SEPA-s është një hap i rëndësishëm drejt konvergjencës ekonomike me nivelet e të ardhurave për frymë të BE-së, drejt rritjes së qëndrueshme dhe integrimit financiar të Malit të Zi në tregun evropian,” thuhet në deklaratë.
Një ditë më parë edhe bankat tregtare në Shqipëri u bënë pjesë e Zonës së Vetme të Pagesave në Euro (SEPA).

Familjet e arsimuara po kursehen?! Rritja e konsumit vihet re tek familjet me kryefamiljar pa arsim të përfunduar
Konsumi i familjeve shqiptare është rritur gjatë vitit 2024, por jo për të gjithë. Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, të analizuara nga “Scan Intel”,......

Cristiano Ronaldo, futbollisti i parë miliarder - Pasuria e yllit portugez ka arritur vlerën e 1.4 miliardë dollarëve
Cristiano Ronaldo, ish-sulmuesi i Manchester United, Real Madrid dhe Juventus, i cili aktualisht luan për ekipin saudit Al-Nassr, është bërë futbollisti i......

OBT rrit parashikimin për tregtinë globale - Por, tarifat priten të ngadalësojnë ekonominë vitin e ardhshëm
Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) ka shtuar ndjeshëm parashikimin e saj për rritjen e tregtisë globale në vitin 2025, por njëkohësisht ka paralajmëruar se......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan ka regjistruar edhe këtë të mërkurë rritje të lehtë të kuotës në raport me fillimin e javës duke u blerë sot me 82.7 lekë dhe duke u shitur......

IA mund të “zhdukë” 100 mln vende pune në SHBA - Raporti i Senatit nënvizon rrezikun e teknologjisë inovatore
Një raport i Senatit të Shteteve të Bashkuara tregon se inteligjenca artificiale dhe automatizimi mund të zëvendësojnë gati 100 milionë vende pune në......

Energjia e rinovueshme tejkalon qymyrin - Kina dhe India kryesojnë rritjen globale të burimeve të gjelbra
Impiantet e erës dhe diellit në botë kanë gjeneruar më shumë energji elektrike sesa termocentralet e qymyrit për herë të parë këtë vit, duke shënuar një pikë......

PS zyrtarizon kandidatët për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki
Zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit do të zhvillohen në gjashtë bashki të vendit: Tiranë, Vlorë, Tepelenë, Berat, Mat dhe Cërrik. Më shumë se 1 milion shqiptarë......

Walk 21, konferenca ndërkombëtare për politikat urbane - Rama: Vijon puna për lirimin e hapësirave publike
Walk21, është konferenca ndërkombëtare, e cila ka edicionin e saj të 25. Në këtë konferencë janë mbledhur ekspertë nga e gjithë bota, për të ndarë përvoja......