Banka e Ideve

Nga Ledina Elezi

Premte 21:00

“Banka e Ideve” është emision që i dedikohet inovacionit, sipërmarrjes dhe fuqisë së ideve për të transformuar shoqërinë. Çdo episod ndërthur rrëfime të individëve që kanë nisur nga zero dhe kanë ndërtuar histori suksesi, me analiza mbi modele ekonomike që mund të funksionojnë në Shqipëri. Emisioni ka katër shtylla: - Ideatori i javës – personazhe që tregojnë sesi një ide i ndryshoi jetën. - Zgjidhje që vlejnë – modele ekonomike të aplikuara jashtë që mund të përshtaten në Shqipëri. - Ide për Nesër – të rinj dhe studentë që prezantojnë idetë e tyre. - Ide që ndryshuan Botën – shembuj nga historia e inovacionit global. *Ky emision synon të bëhet një pla‑ormë kombëtare për idetë dhe inovacionin, duke ofruar frymëzim, edukim dhe lidhje të drejtpërdrejta me një audiencë rinore dhe aktive.