Rreth 8 mijë persona të prekur nga kanceri/ OBSH: Në vitin 2025 priten 7% më shumë raste të reja në Shqipëri
Shëndeti i qytetarëve në mbarë botën paraqitet në rrezik në 20-30 vitet e ardhshme dhe këtë e pohojnë edhe të dhënat e publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetit. Vetëm gjatë vitit 2022 në botë janë diagnostikuar 20 milionë raste të reja të kancerit, ndërsa deri në 2050-tën, pritshmëritë janë për rritje me 77%, pra 35 milionë raste të reja të të prekurve me kancer, term ky që përfshin më shumë se 100 sëmundje. OBSH ka marrë në studim 115 shtete dhe ajo argumenton se shtimi i rasteve të kancerit lidhet me plakjen e popullsisë, faktorët socialë-ekonomikë si dhe ekspozimin e njerëzve ndaj faktorëve të rrezikut, siç është pirja e duhanit, substancave narkotike, konsumimi i alkooli dhe obeziteti. ‘Scan Intel’ ka analizuar të dhënat përmes të cilave konstaton se shifrat nuk janë alarmante vetëm për botën, por edhe për Shqipërinë.
Konkretisht në vitin 2022 janë konstatuar rreth 8,000 raste të reja të individëve të prekur nga kanceri ndërkohë që vitin e ardhshëm pra në vitin 2025 pritet që të jenë 8,600 raste të reja në total. Specifikisht, në vitin 2022 rreth 4,600 raste të identifikuara i përkisnin burrave dhe 3,400 grave, ndërkohë që në vitin 2025 pritet që të ketë një rritje me rreth 7% të rasteve të reja të kancerit për të dyja gjinitë. Në vlerë absolute themi se vitin e ardhshëm pritet të jenë 3,670 gra dhe 4,930 burra të prekur nga kanceri. Sa i përket jetëve të humbura nga kanceri në të gjithë botën, për 9.7 milionë persona kjo sëmundje ishte fatale përgjatë vitit 2022. Vdekshmëria ishte më e larë tek burrat, të cilët sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 1 në 9 prej tyre humbi jetën, ndërsa te gratë, raporti ishte 1 me 12.
Sipas OBSH kanceri i mushkërive, gjirit dhe zorrës së trashë, janë tre llojet e kancereve më të përhapura në mbarë botën. Referuar rasteve të konstatuara rezulton se kanceri i mushkërive ishte kanceri më i zakonshëm me 2.5 milionë raste të reja që përbënin 12.4% të totalit. Ndërkohë, kanceri i gjirit të femrave renditet i dyti me 2.3 milionë raste ose 11.6% të totalit. Më pas ndjek kanceri kolorektal me 1.9 milionë raste dhe ai i prostatës me 1.5 milionë raste.
Sondazh
Besimi në ekonomi e nis vitin në "zbritje"/ Konsumatorët, më pesimistë për ekonominë gjatë muajit Janar
"Banka e Shqipërisë", nëpërmjet vrojtimit të besimit të biznesit dhe konsumatorit, sinjalizon se treguesi i ndjesisë ekonomike e ka nisur vitin 2024 me rënie.......
Instituti i Vienës për ekonominë shqiptare/ Projeksionet, të njëjta me edicionin e vjeshtës. Ekonomia pritet të rritet me 3.6% këtë vit
“Instituti i Vienës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare” ka publikuar raportin më të fundit me projeksionet e dimrit për vitin 2024 duke e lënë të pandryshuar......
Transporti ajror performon "lart"/ Fluturimet u rritën me 31%, u regjistruan rreth 7.3 milionë pasagjerë
Sipas të dhënave më të fundit të “Institutit të Statistikave”, në vitin që lamë pas, në hapësirën ajrore shqiptare kanë fluturuar gjithsej rreth 305 mijë......
Gjeografia e turistëve të huaj gjatë vitit 2023/ Erdhën rreth 10.1 milionë të huaj, pjesa më e madhe nga Europa Jugore dhe Perëndimore
Publikimi më i fundit mbi lëvizjet e shtetasve nga “Instituti i Statistikave” na ndihmon të kemi tani më një panoramë të qartë të numrit të të huajve që kanë......
Indeksi i lirisë, Shqipëria “në vend numëro”/ Asnjë ndryshim në renditje, 'stonojmë' në funksionimin e sistemit ligjor
Sipas të dhënave të publikuara nga “Instituti Fraser”, Indeksi i Lirisë Njerëzore në Shqipëri vlerësohet me 7.67 pikë nga 10 pikë të mundshme, duke e renditur......
Më pak shtetas 'me sytë' nga Europa/ Në nëntor pati 21.1% aplikime më pak se vjet, por më shumë se në verë
Të dhënat më të fundit të publikuara nga ‘Agjencia për Azil e Bashkimit Europian’ që i referohen muajit Nëntor të vitit 2023 konstatojnë një rënie me 21% të......
Analiza e tregtisë së jashtme për vitin 2023/ Eksportet “tkurren” me 9.5%, nënçmimi i euros “fajtori” kryesor
Rënia e ndjeshme e çmimeve, si për produktet e importit, ashtu edhe për ato të eksportit e ka mbyllur vitin 2023 me një `tkurrje` të ndjeshme të tregtisë së......
Shqipëria, "bum" netë qëndrimesh/ Kryesojmë Europën me rritjen më të lartë përgjatë 10 muajve
Turizmi padyshim që ka qenë kryefjala e vitit që lamë pas, pasi muaj pas muaji ka regjistruar rekorde të reja duke thyer çdo parashikim. Shifrat zyrtare nga......