Qytetet më të shtrenjta në botë - Monako kryeson listën e 10 vendeve më luksoze
Çdo vit, Henley & Partners, i njohur edhe si autoriteti përfundimtar për pasuritë e patundshme luksoze, nxjerr listën e saj të artë të qyteteve më të shtrenjta në planet.
Renditja bazohet në çmimin për metër katror për apartamente prej 100-200 metra katrorë. Këtë vit nuk ka pasur asnjë surprizë në krye të renditjes. Të dyshuarit e zakonshëm janë kthyer dhe vazhdojnë të shkaktojnë marramendje me shumat e tyre.
Në krye është Monako, një qytet-shtet i distancuar ndjeshëm me pjesën tjetër. Aty, çmimi i një apartamenti është aq i lartë sa me ato para mund të blesh edhe një ishull të vogël. Çmimi mesatar tejkalon 35,000 euro për metër katror, kështu që një shtëpi prej 150 metrash katrorë kushton 5.25 milionë euro.
Pas Monakos renditet elita e planetit. Qytetet-simbole të stilit të jetesës ekstravagante, statusit të investimit dhe qirasë së detyruar për ne të vdekshmit e thjeshtë: Hong Kongu, Nju Jorku, Londra dhe Saint-Jean-Cap-Ferrat joshës i Hollivudit e bëjnë të qartë se luksi ka koordinata gjeografike. Këto vende plotësojnë pesëshen e parë.
Një fakt argëtues në lidhje me listën është që Franca është shteti me më shumë qytete dhe rajone në 20 vendet e para. Nga shkëlqimi aristokratik i Parisit deri te rëra e artë dhe detet blu të Côte d'Azur, vendi i shampanjës e njeh mirë luksin dhe kjo duket. Saint-Jean-Cap-Ferrat, Parisi, Nica, Kani, Antibes dhe Èze mbajnë lart flamurin francez.
Kryeqyteti francez renditet në vendin e gjashtë, i ndjekur nga Sidnej i Australisë. Lista e dhjetë vendeve më të shtrenjta mbyllet me Palm Beach, Miami Beach dhe qytetin e Los Anxhelos.

“Do të formalizojmë industrinë e turizmit” - Berisha: Shteti do marrë përsipër një pjesë të pagave të punonjësve jashtë sezoneve
Gjatë një bashkëbisedimi me shoqatat e turizmit, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, tha se ky sektor ka një problem shumë madhor, që është......

Shpërndahen rreth 90 mijë zarfe zgjedhore në diasporë - Celibashi: Po rritet eficienca dhe garancia. Burg 3-5 vite për shit-blerje vote
Procesi i shpërndarjes së fletëve të votimit për emigrantët ka nisur, ndërsa kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se janë dërguar rreth 90 mijë zarfe,......

Shqipëria, më turistike edhe në dimër/ Rritje me gati 30% e vizitorëve dhe e netëve të qëndrimit në Shkurt
Turizmi në Shqipëri duket se po shënon bilance gjithnjë e më pozitive, duke tërhequr një numër të madh vizitorësh nga vendet e rajonit, Europa dhe më gjerë.......

Sa goditje përjetoi kursi i këmbimit në 2024? - FMN: Madhësia e ndërhyrjeve në tregun valutor, sa 2.6% e PBB
Fondi Monetar Ndërkombëtar i sugjeron Shqipërisë që për të stabilizuar kursin e këmbimit dhe mbajtjen nën kontroll të inflacionit përmes këtij të fundit,......

“Stablecoins, më të rrezikshme se tarifat” - Ministri italian thekson nevojën për krijimin e euros digjitale
Politika e Shteteve të Bashkuara mbi monedhat e qëndrueshme apo “stablecoins” u ofron qytetarëve evropianë një metodë tërheqëse pagese për transaksionet......

Deklarimi i pasurisë, mbi 2200 gjoba për zyrtarë të lartë - Në 10 vjet, 594 subjekte deklaruese përfundojnë në Prokurori
Funksionarët e lartë publikë vijojnë të kenë problematika dhe pasaktësi në deklarimin e pasurive të tyre. Në përmbushje të objektivave të veprimtarisë së......

Shtrenjtohet energjia në Kosovë - Zyra e Rregullatorit miraton rritjen mesatare prej 16.1%
Zyra e Rregullatorit për Energjinë në Kosovë ka miratuar tarifat e reja të ndryshueshme, që janë mesatarisht 16.1 për qind më të larta se ato aktuale. Me 5......

Lehtësohen hyrje-daljet në pikat kufitare - Ndryshon Kodi Doganor, procedura më të thjeshta për bizneset
Qeveria ka iniciuar ndryshime ligjore në Kodin Doganor shqiptar, të cilat synojnë qartësimin, plotësimin, saktësimin dhe harmonizimin e disa dispozitave, me......