Personi më i vjetër në botë mbush 116 vjeç - Ethel Caterham ka lindur 5 vjet para fillimit të Luftës së Parë Botërore
Personi më i vjetër në botë ka festuar 116-vjetorin në Surrey. Ethel Caterham u bë personi më i vjetër në muajin prill, pas vdekjes së murgeshës braziliane Inah Canbarro Lucas, e cila ishte 116 vjeç.
Ajo do të festojë ditëlindjen e saj në një shtëpi pleqsh në Lightwater dhe do ta kalojë ditën “me ritmin e vet”, e rrethuar nga familja e saj.
Zonja Caterham lindi më 21 gusht 1909, në Shipton Bellinger, Hampshire, pesë vjet para fillimit të Luftës së Parë Botërore, si fëmija i dytë më i ri nga tetë vëllezër e motra. Kjo e bën atë personin e fundit që ka jetuar në periudhën kur Edward VII ishte mbret i Britanisë së Madhe.
Sipas Grupit të Kërkimeve të Gerontologjisë (GRG), ajo takoi burrin e saj Norman, i cili ishte major në Ushtrinë Britanike, në një darkë në vitin 1931. Ata shërbyen në Hong Kong dhe Gibraltar dhe kishin dy fëmijë. Burri i saj vdiq në vitin 1976, sipas të dhënave.
Një zëdhënës i shtëpisë së pleqve tha se “Ethel dhe familja e vet janë shumë mirënjohës për të gjitha mesazhet dhe interesin që i është treguar asaj ndërsa feston 116-vjetorin këtë vit.”
Vitin e kaluar, zonjës Caterham i dërguan një kartolinë nga mbreti për të shënuar ditëlindjen e saj të 115-të.
Titulli i personit më të vjetër ndonjëherë mbahet nga gruaja franceze Jeanne Calment, e cila jetoi 122 vjet e 164 ditë, sipas rekordeve Guinness.

Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale
Një raport i publikuar nga UNDP për sa I përket punonjësve të 12 bashkive kryesore ka zbuluar se 77% e stafit të bashkive në Shqipëri janë femra, duke......

Luhatje të lehtë në tregun valutor – Forcohet Franga ndërsa Paundi humbet pikë!
Dollari amerikan nga një ditë më parë nuk ka regjistruar luhatje të kuotës mëngjesin e sotëm duke u blerë sërish me 82.6 lekë dhe duke u shitur me 83.9 lekë......

Zjarret “rrethojnë” Spanjën - Rreth 400,000 hektarë janë djegur nga flakët, 37 arrestime
Spanja vazhdon të përballet me zjarret në një nga sezonet më shkatërrimtare të dekadave të fundit, pavarësisht se temperaturat kanë filluar të bien në......

Rritet formalizimi në tregun e punës - Në 7 muaj mbi 1300 punëmarrës informalë futen në skemë
Aksioni ndaj informalitetit në vendet e punës, si një nga prioritetet e qeverisë shqiptare, duket se ka dhënë frytet e para. Planifikimi i inspektimeve nga......

Rruga Qukës-Qafë Plloçë, drejt përfundimit - Asfaltohen 400 metrat e fundit, pritet hapja për qarkullimin e automjeteve
Loti i fundit i rrugës Qukës – Qafë Plloçë, me gjatësi 9.3 km, është drejt përfundimit. Inxhinierët e kompanisë “2T” kanë bërë me dije për Bashkinë Pogradec......

Sigurimi i detyrueshëm i shtëpisë nga tërmeti - Dhoma Amerikane: Projektligji ka nevojë për disa përmirësime dhe saktësime
Dhoma Amerikane e Tregtisë i ka kërkuar Ministrisë së Financave që të bëjë disa përmirësime në projektligjin për sigurimin e detyrueshëm ndaj tërmeteve. Ky......

Kina shqyrton krijimin e stablecoins - Kërkon të nxisë përdorimin global të monedhës vendase
Kina po shqyrton për herë të parë lejimin e përdorimit të stablecoins apo monedhave të qëndrueshme të lidhura me juanin, në përpjekje për të rritur praninë......

Nëse SHBA kursen, Evropa paguan - Ulja e çmimeve të barnave amerikane rrezikon aksesin e mjekimeve në BE
Nisma e Presidentit Donald Trump për të barazuar çmimet e barnave në SHBA me nivelin më të ulët të vendeve kryesore tregtare po shqetëson industrinë dhe......