Scan Life Postuar më 28 Shkurt 2025, 14:37

OpenAI prezanton GPT-4.5 Modeli i ri gjuhësor ofron përmirësime në saktësinë e informacionit

Nga Kristi Ceta

OpenAI prezanton GPT-4.5  Modeli i ri gjuhësor ofron përmirësime

OpenAI prezantoi versionin paraprak të kërkimit të GPT-4.5, një model gjuhësor të gjerë për qëllime të përgjithshme. Fillimisht do të jetë i hapur për zhvilluesit e softuerit dhe personat që kanë abonime ChatGPT Pro.

Modeli paraqet më pak informacion të pasaktë se paraardhësit, tha OpenAI në një postim në blog.

“Testimi i hershëm tregon se bashkëveprimi me GPT‑4.5 ndihet më i natyrshëm. Baza e tij më e gjerë e njohurive, aftësia e përmirësuar për të ndjekur qëllimin e përdoruesit dhe inteligjenca emocionale më e madhe e bëjnë atë të dobishëm për detyra si përmirësimi i shkrimit, programimi dhe zgjidhja e problemeve praktike, "shkroi OpenAI.

Me mbi 400 milionë përdorues aktivë në javë, OpenAI synon të sjellë GPT-4.5 tek ata me abonime ChatGPT Plus dhe Team javën e ardhshme.

GPT-4.5 është i disponueshëm paraprakisht përmes Microsoft Azure AI Foundry. Microsoft ka investuar mbi 13 miliardë dollarë në OpenAI dhe ka inkorporuar modelet e startup-it në produktet e saj. Kompania gjithashtu ndihmon për të siguruar burime kompjuterike për OpenAI.

Lançimi i modelit të inteligjencës artificiale vjen një muaj pas reagimit të tregjeve me qasjen efikase të versionit kinez DeepSeek. Kapitalizimi i tregut i Nvidia, çipet e së cilës përdoren gjerësisht në zhvilluesit e modeleve të inteligjencës artificiale, ra gati 600 miliardë dollarë në një ditë të vetme.

Altman tha se GPT 4-5 do të ndiqej më vonë nga GPT-5, që do të bazohej në një shumëllojshmëri më të gjerë të teknologjisë së OpenAI. Kompania ofron gjithashtu të ashtuquajturat modele arsyetimi, që bëjnë llogaritje në kohën kur njerëzit paraqesin pyetje. GPT-4.5, për krahasim, do të ishte modeli i fundit pa procesin e “zinxhirit të mendimit”.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat