Scan Life Postuar më 10 Tetor 2025, 11:44

Çmimi Nobel për Paqe - Liderja e opozitës venezueliane shpallet fituese për “promovimin e demokracisë”

Nga Kristi Ceta

Çmimi Nobel për Paqe - Liderja e opozitës venezueliane shpallet

Liderja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, është nderuar me Çmimin Nobel për Paqe 2025, njoftoi Komiteti Norvegjez.

“Si udhëheqëse e lëvizjes për demokraci në Venezuelë, María Corina Machado është një nga shembujt më të jashtëzakonshëm të guximit qytetar në Amerikën Latine kohët e fundit. Ajo po merr Çmimin Nobel të Paqes për punën e saj të palodhur në promovimin e të drejtave demokratike për popullin venezuelian. Gjithashtu vlerësohen përpjekjes e Machado për të arritur një tranzicion të drejtë dhe paqësor nga diktatura në demokraci,” tha komiteti në një deklaratë.

Përpara shpalljes, kishte spekulime të vazhdueshme për mundësinë që çmimi t’i jepej Presidentit amerikan Donald Trump. Këto hipoteza u shtuan pas miratimit të armëpushimit në Rripin e Gazës këtë javë.

Çmimi Nobel për Paqe - Liderja e opozitës venezueliane shpallet

Ekspertët thonë se komiteti zakonisht fokusohet tek qëndrueshmëria e paqes, promovimi i vëllazërisë ndërkombëtare dhe puna e heshtur e institucioneve që forcojnë këto qëllime.

Çmimi i vitit të kaluar iu dha Nihon Hidankyo, një grupi njerëzish që u kanë mbijetuar bombardimeve atomike në Japoni, të cilët kanë punuar dekada për të ndaluar përdorimin e armëve bërthamore.

Çmimi Nobel për Paqe - Liderja e opozitës venezueliane shpallet

Çmimi për Paqen është i vetmi nga vlerësimet vjetore Nobel që jepet në Norvegji.

Ceremonia e ndarjes do të mbahet më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së Alfred Nobel, industrialistit të pasur suedez dhe shpikësit të dinamitit, që themeloi këto vlerësime. Ai ndërroi jetë në vitin 1896.

Çmimi Nobel për Paqe - Liderja e opozitës venezueliane shpallet

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat