Meta sjell asistentin e “IA” në Evropë - Chatbot-i i ri do të hyjë në treg, pavarësisht sfidave rregullatore të BE-së
Meta do të prezantojë asistentin e ri të inteligjencës artificiale në Evropë, me gjashtë gjuhë të disponueshme për përdoruesit. Risia teknologjike hyn më në fund në tregun evropian, pas problemeve me sistemin rregullator të Bashkimit Evropian.
Gjiganti amerikan i teknologjisë Meta njoftoi se do të prezantojë asistentin e inteligjencës artificiale në të gjithë BE-në, pavarësisht problemeve rregullatore në të gjithë Evropën.
“U desh më shumë kohë nga sa do të donim për të sjellë teknologjinë tonë në duart e njerëzve në Evropë, ndërsa ne vazhdojmë të lundrojmë në sistemin e saj të ndërlikuar rregullator. Por jemi të lumtur që më në fund jemi këtu”, tha Meta në një postim.
MetaAI doli në SHBA në shtator 2023, e më pas në Indi në qershor 2024 dhe në Mbretërinë e Bashkuar në tetor. Plani i saj për të vazhduar zgjerimin në Evropë u ndal verën e kaluar për shkak të "paparashikueshmërisë rregullatore".
Kompania ndërpreu nisjen e asistentit të inteligjencës artificiale në Evropë pasi Komisioni Irlandez i Mbrojtjes së të Dhënave i tha Meta-s të mos përdorte të dhënat e përdoruesve të rritur të Facebook dhe Instagram për të trajnuar modele të mëdha gjuhësore.
Meta njoftoi se gjatë javëve të ardhshme do të “marrë hapin e parë për ta bërë chatbot-in Meta AI të disponueshëm në gjashtë gjuhë evropiane: anglisht, frëngjisht, italisht, spanjisht, portugalisht dhe gjermanisht, me synimin për të zgjeruar ofertën tonë me kalimin e kohës”.
MetaAI do të jetë i disponueshëm në Facebook, Instagram, Whatsapp dhe Messenger. Ai do t'i lejojë përdoruesit për shembull të bëjnë një pyetje në bisedat e grupit WhatsApp, ose të "zbulojnë përmbajtje që është e rëndësishme për interesat e tyre".
Në total, mjeti do të fillojë të përhapet në 41 vende evropiane, përfshirë ato në BE, si dhe 21 territore të tjera, tha kompania.
Muajin e kaluar, burime zyrtare të gjigantit teknologjik kritikuan veprimet rregullatore të Evropës kundër kompanive amerikane. Ato theksuan se ndërkohë që po shpaloset një revolucion global i inteligjencës artificiale, është e rëndësishme të nxitet konkurrueshmëria dhe rritja ekonomike për të hapur inovacionin dhe bashkëpunimin transatlantik, dhe që Evropa të kërkojë një bashkëpunim më të fortë me SHBA-në dhe kompanitë e saj.
Në janar, CEO Mark Zuckerberg foli për rezultatin e zgjedhjeve në SHBA, duke thënë se Meta do të punonte me presidentin e ardhshëm të SHBA-së, Donald Trump, për të kundërshtuar vendet që po përpiqen të frenojnë platformat e mediave sociale.
Sondazh

“Sezoni veror 2025, prioritet plazheve publike” - Rama: Plan i ri, sistem bashkiak i administrimit të plazheve
Kryeministri Edi Rama, si dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilluan një takim me kryebashkiakët e qyteteve bregdetare dhe operatorët......

Ujësjellësit përmirësuan eficiencën e energjisë - Kostot e larta për furnizimin me ujë, treguesi u ul në 0,58 kWh/m³
Shoqëritë e ujëjsjellësve kanë përmirësuar lehtë treguesin e eficiencës së energjisë, duke ulur kostot e furnizimit me ujë. Sipas të dhënave zyrtare nga Enti......

Rrugët rurale, perspektivat e reja zhvillimit të fshatrave tona - Kryeministri Edi Rama inspekton punimet në rrugën Bunavi – Kërkovë
Kryeministri Rama së bashku me ministrin e Mbrojtjes Pirro Vengu, inspektuan rrugën Bunavi- Kërkovë në qarkun Vlorë, e cila ka hyrë në fazën e dytë të......

Kryeministri i ri i Kanadasë shpall zgjedhjet e parakohshme në prill!
Kryeministri i ri kanadez Mark Carney dhe kundërshtari i tij konservator nisën fushatat e tyre zgjedhore të dielën në sfondin e një lufte tregtare dhe......

Anglia, qendër azilkërkuesish në Shqipëri? - Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, gjithashtu pjesë e planit. Pagesa për vendet pritëse
Qeveria britanike po konsideron që të gjithë ato persona, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil në Mbretërinë e Bashkuar, t'i dërgojë në qendra të......

Java nis negativisht për valutat kryesore – Dobësohen Franga e Dollari
Dollari amerikan e ka nisur javën në rënie duke humbur pikë nga java që lamë pas teksa është blerë këtë mëngjes me 90.8 lekë dhe është shitur me 92 lekë......

"Shumëfishojmë prodhimin e energjisë nga dielli" - Berisha: Do të ulim çmimin. Panele fotovoltaike në të gjithë vendin
Shtimi i paneleve fotovoltaike për prodhimin e energjisë nga dielli është një nga premtimet e Partisë Demokratike me rastin e zgjedhjeve të 11 majit. Sali......

1.7 mln euro për Hidrovorin e Vlorës - Denaj: Do të shtojmë investimet në 2 vitet e ardhshme
Kryeministri Edi Rama, si dhe Ministrja për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, Anila Denaj ishin sot në Hidrovorin e Akërnisë në Vlorë, një investim i qeverisë......