Scan Life Postuar më 24 Janar 2025, 14:32

“Makina fluturuese deri në 2027” - Serbia, në negociata me SHBA-në dhe Kinën për projektin ambicioz

Nga Kristi Ceta

“Makina fluturuese deri në 2027” - Serbia, në negociata me

Serbia synon të prezantojë makinat fluturuese deri në vitin 2027, sipas presidentit Aleksandar Vuçiç, i cili e dha lajmin gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Vuçiç tha se vendi ka filluar diskutimet me kompaninë amerikane Archer Aviation, e njohur si lider në teknologjinë e makinave fluturuese dhe dronëve.

Presidenti serb zbuloi se negociatat janë duke u zhvilluar për të blerë të paktën tre automjete fluturuese. Përveç kësaj, ai përmendi bisedimet e vazhdueshme me kompanitë kineze, të cilat sipas tij kanë tashmë kanë realizuar makina fluturuese në disa qytete dhe kanë arritur përparime të rëndësishme në këtë fushë.

Qeveria po punon për të përfunduar të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe kornizat rregullatore deri në vitin 2026 për të mundësuar funksionimin e makinave fluturuese në 2027.

Vuçiç shtoi se në Expo 2027, një ekspozitë ndërkombëtare që do të mbahet në Beograd, Serbia planifikon të shfaqë prirjen drejt modernizimit dhe rritjen ekonomike, duke u pozicionuar si një nga vendet me zhvillimin më të shpejtë të Evropës.

Megjithatë, disa media në Serbi ishin kritike ndaj komenteve të presidentit, duke thënë se deklarata ishte e shkëputur nga realiteti aktual në vend. Sipas tyre, Serbia nuk ka nevojë për skenarë fantastiko-shkencorë, por të ndihmojë qytetarët në parballimin e sfidave ekonomike. Kritikët theksojnë se për një vend që ka pritur një shekull për një metro në kryeqytetin e tij, makinat fluturuese duken vite dritë larg.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat