Scan Life Postuar më 26 Maj 2025, 12:04

Kulla më e lartë në botë e printuar në 3D - Godina masive synon të nxisë turizmin në fshatin zviceran

Nga Kristi Ceta

Kulla më e lartë në botë e printuar në 3D - Godina

Një nga strukturat më të larta në botë të printuara në 3D u prezantua në fshatin e vogël zviceran të Mulegns.

“Tor Alva” apo "Kulla e Bardhë" është gati 30 metra e lartë, një bashkëpunim midis Institutit të Teknologjisë në Zyrih dhe fondacionit kulturor Origen. Ajo shfaq teknika të përparuara të ndërtimit digjital. Sipas ndërtuesve, është kulla më e lartë në botë e printuar në 3D.

E projektuar për të shërbyer si një qendër kulturore, kulla synon të rigjallërojë fshatin, që është shtëpia e vetëm 11 banorëve dhe përballet me shpopullimin.

Struktura përmban 32 kolona betoni të skalitura, të krijuara përmes prodhimit robotik apo printimit 3D. Një përzierje e re betoni dhe një metodë e re përforcimi, e zhvilluar nga studiuesit e Zyrihut, mundësojnë kapacitetin mbajtës të ngarkesës së kullës.

"Ne arritëm të integrojmë përforcimin në betonin e printuar në 3D në mënyrë që të funksionojë si betoni i përforcuar konvencional, megjithëse nga natyra e tij është mjaft i ndryshëm", shpjegoi Profesor Walter Kaufmann.

Dizajni, që i ngjan një torte të zbukuruar me shtresa, i bën homazh historisë së pastiçerive në rajon.

Tor Alva, e vendosur në Qafën Julier pranë St. Moritz, do të hapet për ture me guidë më 23 maj. Kulla do të qëndrojë në Mulegns për pesë vjet para zhvendosjes së mundshme.

Zhvilluesit thonë se projekti thekson ndërtimin inovativ dhe synon të nxisë turizmin e qëndrueshëm në rajon.Kulla më e lartë në botë e printuar në 3D - Godina

 

Mendimi juaj

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat