Scan Life Postuar më 20 Janar 2026, 10:16

Kompanitë pritet të fitojnë më pak këtë vit - Besimi i të ardhurave të CEO-ve, arrin nivelin më të ulët në 5 vjet

Nga Dorian Koça

Kompanitë pritet të fitojnë më pak këtë vit -

Vetëm tre në 10 drejtorë ekzekutivë janë të sigurt në perspektivat e rritjes së të ardhurave të kompanive të tyre gjatë vitit të ardhshëm, niveli më i ulët në pesë vjet, sipas një ankete globale nga grupi i shërbimeve profesionale PwC.

Sondazhi vjetor i mbi 4,000 CEO-ve në 95 vende dhe territore në fund të vitit të kaluar i gjeti ata të përballur me pasiguri mbi zhvillimet politike globale, kërcënimet kibernetike në rritje dhe atë që ndryshimi teknologjik nënkupton për biznesin e tyre.

Një në pesë drejtorë ekzekutivë thanë se kompanitë e tyre ishin shumë të ekspozuara ndaj humbjeve nga tarifat tregtare dhe një e treta përmendën rrezikun kibernetik si një kërcënim të madh. Një pjesë më e madhe, 42%, ishin të shqetësuar për atë që ritmi i ndryshimit teknologjik nënkuptonte për kompanitë e tyre.

Sondazhi zbuloi një ndarje të thellë midis atyre që tashmë po shihnin përfitime nga futja e inteligjencës artificiale dhe atyre që nuk po përfitonin. Ndërsa, 56% thanë se nuk kishin parë asnjë përfitim financiar deri më sot, 33% raportuan rritje në kosto ose në të ardhura dhe pjesa tjetër tha se inteligjenca artificiale kishte sjellë fitore si në kosto ashtu edhe në të ardhura.

PwC tha se një analizë e veçantë tregoi se ato kompani që po e aplikonin gjerësisht inteligjencën artificiale në produkte, shërbime dhe përvojat e klientëve po përfitonin më shumë, duke e krahasuar këtë me përfitimin më të vogël që shihnin ata që ende po eksperimentonin me të.

“IA po funksionon dhe do të qëndrojë. Ajo tani është një domosdoshmëri që kompanitë në të gjithë botën ta përvetësojnë, por pyetja është se si”, tha Kreu Global i PwC.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat