Inovacioni i së ardhmes: Rrjet 4G në hapësirë - Akulli hënor në fokusin bazë të bashkëpunimit NASA-Nokia

NASA dhe kompania telefonike Nokia janë bashkuar për të ngritur një rrjet celular në Hënë me qëllim iniciativën e hedhjes së themeleve në praninë afatgjatë të njeriut në planete të tjera.
Një raketë SpaceX do të niset këtë vit duke transportuar një rrjet 4G në Hënë. Ajo do ta instalojë sistemin në polin jugor të Hënës dhe më pas do të kontrollohet nga planeti ynë.
“Sfida e parë për të vënë në punë një rrjet është të kesh një pajisje celulare të kualifikuar për hapësirën që përmbush kërkesat e duhura për madhësinë, peshën dhe fuqinë, si dhe të vendoset pa një teknik”, tha Walt Engelund, zëvendës administrator për programet në Drejtorinë e Misionit të Teknologjisë Hapësinore të NASA. “Është sfiduese sepse do të duhet të operojë në mjedisin e ashpër hënor me temperatura dhe rrezatim ekstrem”, shtoi ai.
Njësia e rrjetit 4G po ndërtohet nga Bell Labs e Nokia duke përdorur një gamë të gjerë komponentësh. Ajo do të ngarkohet në një pajisje uljeje dhe pasi të vendoset në vend, do të lidhet nëpërmjet radiove me dy automjete që synojnë gjetjen e akullit.
Imazhet e transmetimit të akullit pothuajse reale nëpërmjet rrjetit celular do të ishin të parat në botë. Akulli hënor mund të përdoret për të krijuar oksigjen të frymëmarrshëm, gjithashtu edhe karburant që mund të përdoret për të zhvilluar misione të tjera.
Përfundimisht, kjo përpjekje do të ndihmojë në krijimin e një rrjeti komunikimi hënor që mund t'u japë eksploratorëve mundësinë për të transmetuar të dhëna shkencore, për t'u konsultuar me kontrollin e misionit dhe për të folur me familjet e tyre, sikur të ishin duke ecur në rrugë me celularët e tyre.
“Evropë me dy shpejtësi” përpara samitit të Dragit - Von der Leyen: Të shtyjmë përpara axhendën ekonomike
Ursula von der Leyen ka sugjeruar që vendet që janë të gatshme të punojnë për çështjet ekonomike duhet të vazhdojnë në grupe më të vogla nëse nuk mund të......
Shqipëri dhe Belgjikë, platformë e përbashkët për emigracionin e paligjshëm - Ministria e Brendshme: Sistem i integruar elektronik për procesin e rikthimeve
Shqipëria dhe Belgjika kanë vënë në funksion një platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin në kohë reale të rasteve të emigracionit të......
Dollari amerikan vijon rënien – Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan edhe pse ka rikuperuar lehtshëm pikë këtë mëngjes është dobësuar sërish në raport me një ditë më parë teksa është blerë sot me 80.6 lekë dhe......
Maqedoni e Veriut, korrupsioni shihet si sistematik por toleranca publike ndaj tij po rritet
Raporti i Vlerësimit të Korrupsionit (CAR) 2025 i publikuar së fundmi nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, zbulon se korrupsioni mbetet një......
BYD ngre padi, kërkon rimbursim për tarifat e Trump mbi automjetet në SHBA
Prodhuesi kinez i makinave BYD ka ngritur një padi kundër qeverisë amerikane duke sfiduar përpjekjen e Presidentit Donald Trump për të përdorur autoritet......
Dorëhiqet Guvernatori i Bankës Qendrore të Francës, pasardhësi në dorë të Macron
Guvernatori i bankës qendrore franceze dha dorëheqjen të hënën, e cila do të hyjë në fuqi në qershor 2026. Ky largim i papritur ndodh afërsisht 18 muaj para......
Në 2025 në Kosovë hynë 1.42 miliard euro nga diaspora, kryesojnë Gjermania dhe Zvicra
Remitancat në Kosovë gjatë vitit 2025 kanë arritur vlerën prej 1.42 miliard eurosh, duke shënuar një rritje prej 4.4% ose rreth 60 milionë euro më shumë......
Kërkesë për 45 vite burg, në Kosovë pati reagime të shumta për procesin në Hagë
Në Kosovë pati sot reagime të shumta pasi Prokuroria në Dhomat e Specializuara në Hagë kërkoi nga 45 vjet burgimpër ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi,......


