Scan Life Postuar më 6 Maj 2025, 11:41

“IA po i bën punonjësit antisocialë” - Sipas raportit, njerëzit po përdorin teknologjinë për të shmangur kolegët

Nga Kristi Ceta

“IA po i bën punonjësit antisocialë” - Sipas

Punonjësit e zyrës po i drejtohen inteligjencës artificiale kur nuk duan të pyesin kolegët e tyre, sipas raportit të ri të Microsoft.

Kompania anketoi 31,000 punonjës në 31 shtete për të pyetur se si po përshtaten me inteligjencën artificiale në punë. Ndërsa më shumë njerëz po i drejtohen teknologjisë për aftësitë e saj unike, shumë prej tyre po e përdorin për të shmangur ndërveprimin njerëzor.

Shtatëmbëdhjetë përqind e të anketuarve thanë se përdorin inteligjencën artificiale nga frika e gjykimit dhe ngaqë kërkojnë komunikim më privat. Një tjetër 16% raportoi se e përdorin atë për të shmangur tensionet e punës me një koleg. Pesëmbëdhjetë përqind përmendën kërkesat e kolegëve si një arsye për t'iu drejtuar teknologjisë, pasi kërkon më pak "mbështetje". Dhe 8% thanë se përdorin inteligjencën artificiale në mënyrë që të marrin të gjitha meritat për punën dhe të shmangin citimin e një kolegu.

Përgjigje të tjera më të njohura për përdorimin përfshinin 42% që e vlerësojnë inovacionin meqë është i disponueshëm 24/7, 30% që thonë se kryen detyra më shpejt se njerëzit dhe 28% që e pëlqejnë "rrjedhën e pafundme të ideve sipas kërkesës".

Raporti vjen ndërsa Microsoft njoftoi një zgjerim të madh të mjeteve të inteligjencës artificiale. Lançimi pranveror i 365 Copilot Wave 2 ka të bëjë me "agjentë" të projektuar për të funksionuar si kolegë digjitalë, që mund të kryejnë detyra komplekse në vendin e punës përmes arsyetimit të thellë.

Microsoft ka thënë se dëshiron që teknologjia të shërbejë më shumë se thjesht si një mjet dhe të bëhet një bashkëpunëtor integral në punën e përditshme.

"Po shfaqet një plan i ri organizativ, që përzien inteligjencën e makinerive me gjykimin njerëzor, duke ndërtuar sisteme që operohen nga IA, por të udhëhequra nga njeriu. Ashtu si Revolucioni Industrial apo epoka e internetit, këtij transformimi do t'i duhen dekada për të arritur premtimin e tij të plotë dhe për të përfshirë ndryshime të gjera teknologjike, shoqërore dhe ekonomike," thuhet në raport.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat