Historia “takon” teknologjinë në Romë - Roboti “ADRIANO” mirëpret vizitorët në Tempullin e Adrianit
ADRIANO, punonjësi i parë robotik i Romës, ka hyrë në shërbim në tempullin ikonik të lashtë romak të Adrianit dhe Vibia Sabina-s, duke mirëpritur turistët dhe duke ofruar informacion mbi historinë e Romës.
Roboti është i pajisur me inteligjencë artificiale dhe me muskuj të tillë që e lejojnë atë të shtrëngojë duart dhe të mbajë objekte.
"Nëse dikush dëshiron, për shembull, të përqafojë robotin ose t’i japë dorën, ai nuk ka ngurtësinë e një roboti industrial që mund të dëmtojë një person," tha inxhinieri robotik në Institutin Italian të Teknologjisë, Giovanni Rosato.
ADRIANO mund të japë informacion si në italisht ashtu edhe në anglisht për historinë e Romës, por ai ende po meson, ndërsa zhvilluesit po punojnë për të shtuar gjuhë të tjera në softuerin e tij.
Roboti, i pajisur me 36 sensorë për regjistrimin e informacioneve dhe vetëlokalizimin, ka veçori humanoide që e lejojnë atë të shprehë emocionet përmes shprehjeve realiste të fytyrës, duke mundësuar komunikim më të natyrshëm dhe tërheqës me përdoruesit.
Zhvilluesit po punojnë për të krijuar një vizitë në distancë në Tempullin e Vibia Sabina dhe Hadrian përmes ADRIANO-s, duke ofruar një përvojë unike për ata që nuk mund të jenë fizikisht të pranishëm, por që do e shijojnë eksperiencën përmes një pajisjeje vizuale.
Nisma, e cila përfshiu një ekip prej mbi 30 personash, është rezultat i një bashkëpunimi 18-mujor midis Dhomës së Tregtisë së Romës, Institutit Italian të Teknologjisë, Universitetit "Sapienza" të Romës dhe QBRobotics.
“Ne duam të mbajmë madhështinë e Romës edhe për dy mijë vjet të tjerë”, tha presidenti i Dhomës së Tregtisë së Romës, Lorenzo Tagliavanti. "ADRIANO na ndihmon të tregojmë histori nga dy mijë vjet më parë, të projektuara në vitet e ardhshme."
Sondazh

Rreth 74 milionë euro më pak kursime në Shkurt/ Depozitat u ulën me 0.5% krahasuar me Janarin
Depozitat në paranë e gjerë paraqiten me rënie përgjatë muajit Shkurt të këij viti, sinjalizojnë të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë. Kështu,......

“Rritja e shpejtë e prodhimit vendas, rruga drejt Europës” - Berisha: Rroga minimale 500 euro dhe ajo mesatare 1200 euro, rritjet më të mëdha
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për mediat deklaroi edhe një herë se Made in Albania, që do të thotë rritja e shpejtë e......

Grekët zhvillojnë industrinë shqiptare të jahteve - Venetopoulos: Është një vend shumë miqësor për të bërë biznes
Investimet greke në Shqipëri po vërshojnë në sektorin e turizmit. Investitorët grekë i kanë dhënë një hov industrisë së jahteve dhe kroçereve në jugun e......

Tarifat e Trump “trondisin” linjat ajrore amerikane - Kërkesa për udhëtime tkurret, duke shkaktuar “turbulenca ekonomike”
Linjat ajrore amerikane po “fluturonin” lart drejt një epoke të re të artë vetëm dy muaj më parë, pasi kërkesa e fortë për udhëtime rriti perspektivën e......

Transformimi i Parkut Metalurgjik - Rama: Elbasani do të bëhet pjesë e metropolit modern të vendit
Një plan i ri zhvillimi do të vihet në zbatim për qytetin e Elbasanit. Transformimi i Parkut Metalurgjik, nga një trashëgimi industriale në një hapësirë të......

BE “kthen sytë” nga energjia bërthamore - Sa duhet të investojë blloku deri në vitin 2050 për të plotësuar nevojat?
Energjia bërthamore mbetet një nga burimet më të rëndësishme të energjisë në Bashkimin Evropian. Ajo përbën 22.8% të të gjithë energjisë elektrike të......

Kredi për shtëpi, shifra nga individët prek rekord/ Bizneset më pak të “etur” për hua në muajin shkurt të këtij viti
Kredia e re që ka dhënë sektori bankar gjatë muajit Shkurt të këtij viti fiksohet në 28.7 miliardë lekë, tregojnë të dhënat më të fundit nga "Banka e......

Efekti i tarifave të Trump mbi Irlandën - Lufta tregtare rrezikon deri në 80,000 vende pune
Qeveria irlandeze ka paralajmëruar se vendi mund të humbasë deri në 80,000 vende pune nëse presidenti amerikan Donald Trump nis një luftë tregtare me......