Hapet autostrada me tunelin më të gjatë në botë - Rruga që përshkon malet është 324,7 km dhe tuneli 22,13 km

Pas më shumë se pesë vitesh ndërtimi, autostrada Urumqi-Yuli që përshkon malet Tianshan në Rajonin Autonom Xinjiang-Uygur të Kinës veriperëndimore u hap për trafik të premten, duke përgjysmuar kohën e udhëtimit nga pjesët jugore në ato veriore të maleve madhështore.
Falë hyrjes në funksion të autostradës, koha e udhëtimit nga kryeqyteti rajonal i Urumqit, në veri të Maleve Tianshan, në Korla, në jug të Maleve Tianshan, është shkurtuar nga shtatë orë në rreth 3.5 orë.
Malet Tianshan, me një gjatësi prej 2,500 km, shtrihen në të gjithë Rajonin Autonom. Autostrada që përshkon ato është 324.7 kilometra e gjatë. Ajo përfshin 12 kryqëzime, 17 tunele dhe qindra ura, kanale dhe kalime.
Me një gjatësi totale prej 22.13 kilometrash, tuneli është më i gjati në botë në një autostradë.
Kjo rrugë siguron lidhje të përshtatshme midis tre zonave kryesore pilot të tregtisë së lirë duke ulur ndjeshëm kostot e logjistikës, promovuar në mënyrë efektive plotësimin e ndërsjellë të avantazheve të burimeve dhe përshpejtuar qarkullimin dypalësh të prodhimit të energjisë dhe pajisjeve me produktet bujqësore.
Autostrada lidhet me Urën e Re Tokësore Euroaziatike dhe me arteriet kryesore të korridoreve të shumta ekonomike që lidhin Kinën me Azinë Qendrore, Azinë Perëndimore dhe Pakistanin. Ndërkohë, ajo lidhet edhe me Korridorin e Ri Ndërkombëtar të Tregtisë Tokësore-Det. Prandaj, funksionimi i autostradës do të konsolidojë më tej rolin e Xinjiang si një qendër strategjike në 'qarkullimin e dyfishtë' të tregjeve vendase dhe ndërkombëtare.
Serbia siguron gazin deri në fund të marsit - Furnizim prej 10 milionë metra kub në ditë nga Gazprom
Drejtori ekzekutiv i Srbijagas, Dusan Bajatoviç, tha se Serbia nuk do të mbetet pa furnizime me gaz pasi qeveria ka siguruar rezerva të mjaftueshme. Ai shtoi......
Bie në 105 mijë lekë dëmi mesatar nga sigurimet - AMF: Kompensimi mesatar, më i ulët në 2025. Kufitari, i vetmi me rritje
Tregu i sigurimeve ka shënuar një ulje të dëmit mesatar të paguar gjatë periudhës janar–nëntor 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.......
Pezullimi i projekteve të energjisë së erës - Katër guvernatorë, kërkesë administratës Trump
Katër guvernatorë demokratë i shkruan Sekretarit të Brendshëm të SHBA-së, për t'i kërkuar administratës Trump të heqë ndalesën për pesë projekte të energjisë......
CEFTA lehtëson shërbimet turistike - Synohen më pak barriera për operatorët në tregjet rajonale
Në Kuvend është depozituar projektligji për ratifikimin e vendimit të Komitetit të Përbashkët të CEFTA-s, që synon t’u hapë më shumë rrugë agjencive të......
Mbi 70% e deficitit mbulohet me huamarrje të brendshme - Kredia nga jashtë përdoret kryesisht për rifinancim të borxhit ekzistues
Për të mbuluar deficitin buxhetor prej 63.7 miliardë lekësh, qeveria do të mbështetet kryesisht në huamarrje të brendshme gjatë vitit të ardhdhëm, ndërsa një......
Teknologjia inovative e printimit 3D - Sistemi i ri përdor dritën si një aktivizues preciz
Nga objektet e përditshme te muskujt artificialë të tipit fibra për aktivizim robotik, një teknologji inovative e printimit 3D e bazuar në fotopolimerizim po......
Licencat e energjisë elektrike - ERE, rregulla të reja. Kërkon të dhëna për pronësinë e tokës ku ndërtohen centralet
Deklarim i vendndodhjes së saktë të impiantit gjenerues dhe mënyrës së disponimit të pronës ku parashikohet ndërtimi apo funksionimi i centralit”. Këto janë......
Rreth 766 mijë pasagjerë në muajin nëntor - Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, pikë e rëndësishme e udhëtimit në rajon
Gjatë muajit nëntor, 765,890 pasagjerë kanë përdorur Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Sipas të dhënave zyrtare, në muajin e njëmbëdhjetë të vitit u......





