Scan Life Postuar më 28 Gusht 2025, 10:58

Gati ura më e lartë në botë - Struktura me vlerë 283 milionë dollarë do të hapet për qarkullim në shtator

Nga Kristi Ceta

Gati ura më e lartë në botë - Struktura me vlerë 283

Ura e Kanionit të Madh Huajiang në provincën Guizhou të Kinës, që pritet të bëhet më e larta në botë, ka përfunduar me sukses një test të rëndësishëm ngarkese, përpara hapjes së planifikuar në fund të shtatorit.

Sipas ekipit të testimit, procesi pesëditor konfirmoi se forca strukturore, qëndrueshmëria dhe performanca dinamike e urës i përmbushin standardet e sigurisë. Testi i ngarkesës, që konsiderohet si hapi i fundit përpara hapjes për qarkullimin, përfshiu prova statike dhe dinamike.

Struktura, me një kosto prej 283 milionë dollarësh, është një prej mrekullive arkitekturore të Kinës. Punimet filluan në janar të vitit 2022 dhe përfunduan në vetëm tre vite, duke dëshmuar fuqinë inxhinierike të vendit.

Ekipi vendosi në mënyrë të kontrolluar 96 kamionë, me një peshë totale mbi 3,000 tonë, në pika të caktuara të urës për të matur zhvendosjen dhe tensionin në pjesët kryesore të strukturës, si segmenti i mesëm, kullat mbajtëse, kabllot dhe pjesët anësore.

“Ne simulojmë kushte ekstreme me 3,360 tonë ngarkesë për të aktivizuar kapacitetin maksimal të strukturës në kushte normale përdorimi. Sot po fokusohemi kryesisht në monitorimin e zhvendosjes së kullave kryesore në të dyja anët e lumit, si dhe të tensionit maksimal në kabllot e segmentit të ankorimit,” tha Lei Min, drejtori i testit të ngarkesës në terren.

Ura është 2,890 metra e gjatë, me një segment të mesëm prej 1,420 metrash. Me një lartësi prej 625 metrash mbi lumin, ajo do të vendosë rekordin si ura më e lartë në botë dhe struktura me segmentin më të madh të ndërtuar ndonjëherë në një zonë malore.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat