Scan Life Postuar më 16 Mars 2026, 10:32

Festa e Filmit, “One Battle After Another” fiton Oscar - Fituesi Warner Bros, në proces shitjeje te Paramount Skydance 

Nga SCAN TV

Festa e Filmit, “One Battle After Another” fiton Oscar - Fituesi

Trilleri komik “One Battle After Another” fitoi çmimin për filmin më të mirë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar, duke kryesuar një seri prej gjashtë trofeshë të dhëna të dielën kur Hollywoodi ndau çmimet kryesore të kinematografisë. Rrëfimi i pazakontë i rezistencës politike ja mori fitoren historisë së vampirëve “Sinners”. "Le të pimë një martini! Kjo është mjaft e mrekullueshme", tha regjisori Paul Thomas Anderson në skenë pasi filmi i tij "One Battle" u shpall fitues i çmimit kryesor prodhuar nga Warner Bros. Në film luan Leonardo DiCaprio në rolin e një revolucionari.

Më parë Anderson kishte 11 nominime në karrierën e tij për çmimin Oscar dhe asnjë fitore. Përveç çmimit për filmin më të mirë, ai fitoi çmimin për regjisorin më të mirë dhe skenarin më të mirë. “E shkrova këtë film që fëmijët e mi të kërkojnë falje për rrëmujën që lamë në këtë botë”, tha Anderson. Sean Penn, i cili luan rolin e një oficeri ushtarak të fiksuar në filmin "One Battle", u shpall aktori më i mirë në rol dytësor. Ishte Oscari i tretë për Penn, i cili sic bën shpesh mungoi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të industrisë së filmit.

Aktorja irlandeze Jessie Buckley mori çmimin për aktoren më të mirë për interpretimin e gruas së William Shakespeare, Agnes Hathaway, në filmin "Hamnet", një histori që tregon se si çifti përballon vdekjen e djalit të tyre 11-vjeçar. Festimi madhështor, gala më ekstravaganti i Hollivudit, u zhvillua ndërsa SHBA-të i shpallin luftë Iranit. Siguria ishte e rreptë brenda dhe përreth ceremonisë pas një paralajmërimi federal për një kërcënim të mundshëm iranian kundër Kalifornisë.

Festimet maskuan shqetësimin në biznesin e filmit lidhur me vendet ku po xhirohen filmat, ndërsa studiot kërkojnë lehtësime tatimore dhe kosto më të ulëta për të mundësuar prodhimin. Vetë Warner Bros, fituesi më i madh i natës me 11 çmime Oscar, është në proces shitjeje te Paramount Skydance, një marrëveshje që zvogëlon numrin e distributorëve kryesorë të filmave. Një grup mbikëqyrës i medias, Free Press, shpërndau një tabelë reklamuese lëvizëse nëpër Hollywood në fundjavë duke shprehur kundërshtimin për këtë shitje.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat