Cila është temperatura maksimale që mund të përballojë zemra? - Ditët e nxehta të verës “sfidojnë” funksionimin e organit jetësor
Temperaturat ekstreme, të përkeqësuara nga kriza klimatike, rrezikojnë seriozisht shëndetin e njeriut. Zemra dhe trupi human nuk mund të përballojnë valët e vazhdueshme të nxehtësisë, duke rritur rrezikun e pasojave fatale.
Ndodhemi në mes të një krize klimatike dhe temperaturat ekstreme do të vazhdojnë të përkeqësohen në dekadat e ardhshme. Valët e nxehtësisë konsiderohen si ngjarjet më vdekjeprurëse klimatike, sepse trupat tanë nuk janë të projektuar për t'u bërë ballë temperaturave ekstreme dhe veçanërisht për periudha të zgjatura. Rreziku i vdekjes, sigurisht, është dukshëm më i lartë për individët e brishtë si të moshuarit, pacientët me sëmundje të zemrës, fëmijët dhe kategori të tjera, por edhe një person i ri i shëndetshëm mund të humbasë jetën për shkak të nxehtësisë.
Ende nuk ka një përgjigje përfundimtare për temperaturën maksimale që trupi i njeriut mund të tolerojë, por profesorët e Universitetit të Roehampton në Mbretërinë e Bashkuar po kryejnë eksperimente për të kuptuar se cili është pragu jetësor. Në veçanti, ata po përqendrohen në shkallën metabolike bazale, një masë e energjisë që trupi përdor për të vazhduar funksionimin. Sipas tyre, në kushte të nxehta dhe të lagështa kjo shkallë metabolike rritet ndjeshëm dhe temperatura kritike maksimale për trupin e njeriut është diku midis 40° C dhe 50° C.
Studimi tregoi se shkalla minimale metabolike në qetësi rritet me 35 përqind me një ekspozim ndaj temperaturës 40 ℃ dhe lagështi relative prej 25%, ndërsa shtohet në 48 përqind me një temperaturë prej 50 ℃ dhe 50 përqind lagështi relative. Rrahjet e zemrës (64 përqind), ventilimi për minutë (78 përqind) dhe djersitja (74 përqind) gjithashtu u rritën ndjeshëm në kushtet më ekstreme të eksperimentit, që përfshinte trembëdhjetë subjekte të reja dhe të shëndetshme.
Nxehtësia ekstreme shkakton zgjerimin e enëve të gjakut dhe një ulje të presionit, duke e detyruar zemrën të punojë më fort për të ruajtur ekuilibrin e parametrave jetësorë. Është e qartë se kjo gjendje mund të çojë në goditje në tru ose atak në zemër, veçanërisht te subjektet e predispozuara, por në kushte ekstreme mjedisore, goditja nga presioni mund të prekë edhe një person krejtësisht të shëndetshëm.
Sipas studimit të revistës prestigjioze shkencore The Lancet, u përcaktua se në 20 vitet e fundit, vdekjet e lidhura me nxehtësinë janë rritur me 68 përqind.

Sa peshë zë ari në rezervën valutore të Shqipërisë? - Përbën 4.66% të totalit. Vlera e tij arrin në 316 milionë euro në maj
Si rezultat i rritjes së çmimit në tregjet ndërkombëtare, vlera e arit monetar në Shqipëri është shtuar gjithashtu. Të dhënat më të fundit nga Banka e......

Nis zbatimi i marrëveshjes së pensioneve me Italinë - Balla: Autoritetet italiane, vonesa në detajet e aplikimin. Nuk e ndikon procesin
Duke filluar nga dita e nesërme (1 korriku) do të nisë zbatimin marrëveshja e njohjes së pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë. Të gjithë qytetarët që kanë......

KE dhe Departamenti i Gazetarisë, tryezë për median- Ambasadori Gonzato: Element kyç i integrimit
Një iniciativë e përfaqësisë së BE në Shqipëri, realizuar nga Këshilli i Europës dhe Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit, bëri bashkë ekspertët e......

Siguria, ndërhyrje në disa akse rrugore - ARRSH hap tenderët me fond total limit 587 mln lekë, ja akset në 3 rajone
Me një fond limit prej 587 milionë lekësh, Autoriteti Rrugor Shqiptar planifikon të ndërhyjë në përmirësimin e sinjalistikës dhe elementëve të sigurisë......

Gjermania planifikon krjijimin e Kupolës Kibernetike - Berlini i kërkon ndihmë Izraelit për të forcuar mbrojtjen digjitale
Gjermania synon të shtojë partneritetin me Izraelin për të forcuar mbrojtjen kibernetike. Berlini planifikon krijimin e një Kupole për të ndalur sulmet......

Shqipëria bëhet më pak paqësore/ Indeksi: Përkeqësohemi në pikëzim dhe në renditje për vitin 2025
“Indeksi Global i Paqes” për vitin 2025 tregon se Shqipëria është bërë më pak paqësore, krahasuar me edicionin e vitit të kaluar dhe po ashtu është ka rënë......

Gjermanët në Kosovë, italianët në Shqipëri/ Gjeografia e vizitorëve mes dy vende paraqet diferenca
Turizmi është kthyer në një nga sektorët më dinamikë dhe me rritjen më të shpejtë në rajon, sidomos gjatë viteve të fundit pas përfundimit të pandemisë.......

Valët e nxehtësisë përfshijnë Evropën Jugore - Temperaturat mbi 40°C shtojnë rrezikun e zjarreve
Valët e të nxehtit në Evropën Jugore kanë sjellë temperatura ekstreme në Evropën Jugore. Ekspertët paralajmërojnë se këto ngjarje po bëhen gjithnjë e më të......