2025, viti i “rritjes” së IA? - Dilemat dhe pritshmëritë e analistëve mbi evolucionin e teknologjisë së re
Silicon Valley thotë se 2025 është viti kur inteligjenca artificiale do të rritet e do të “bëhet gati për punë”. Udhëheqësit e teknologjisë parashikojnë punëtorë digjitalë autonomë që mund t'i kryejnë vetë detyrat e tyre. Por analistët e Wall Street janë skeptikë për rezultatet e këtij basti trilion dollarësh.
Në njërën anë qëndrojnë liderët optimistë të teknologjisë që thonë se po hyjmë në një "epokë agjenturore", në cilën punonjës autonomë do të zhbllokojnë "kapacitetin masiv" dhe do të ripërcaktojnë në thelb konceptin e punës. Nga ana tjetër, Goldman Sachs paralajmëron se investimet e mëdha mund të sjellin shpërblime çuditërisht modeste, pasi teknologjia nuk është ende e aftë të zgjidhë problemet komplekse të nevojshme për të justifikuar një investim kaq masiv.
Hendeku midis këtyre këndvështrimeve nuk mund të ishte më i gjerë. Optimistët parashikojnë agjentë të inteligjencës artificiale që do të punojnë në mënyrë të pavarur së bashku me njerëzit, duke trajtuar gjithçka, nga shërbimi ndaj klientit deri te menaxhimi i inventarit pa ndërhyrjen njerëzore. Sipas tyre, këta punëtorë digjitalë do të nxisin fitime të paprecedenta të produktivitetit dhe rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto, duke krijuar shumë më tepër vende pune sesa ato që do të zënë.
Por analistët e Goldman argumentojnë se ndryshe nga teknologjitë transformuese të së kaluarës, si tregtia elektronike, e cila ofroi menjëherë zgjidhje më të lira për problemet ekzistuese, inteligjenca artificiale mbetet jashtëzakonisht e shtrenjtë ndërsa vuan ende për të trajtuar në mënyrë efektive detyrat bazike. Firma vlerëson se në dekadën e ardhshme, kjo teknologji mund të rrisë produktivitetin e SHBA-së me vetëm 0.5% dhe PBB-në me më pak se 1%.
Realiteti ka të ngjarë të qëndrojë diku midis këtyre ekstremeve, sipas analistëve të industrisë që studiojnë evolucionin e këtij sektori. Ata e shohin 2025-n si një vit kyç por edhe sfidues për agjentët e inteligjencës artificiale. Ndryshe nga chatbotet ose asistentët që thjesht u përgjigjen pyetjeve, agjentët premtojnë të kryejnë në mënyrë aktive detyrat dhe të marrin vendime.
Sipas hulumtimeve, rreth një e treta e aplikacioneve softuerike të ndërmarrjeve do të përfshijnë një formë agjenturore deri në vitin 2028, nga më pak se 1% sot. Gjithashtu, të paktën 15% e vendimeve të punës së përditshme do të merren në mënyrë autonome përmes agjentëve artificialë deri në vitin 2028, krahasuar me shifrën zero në ditët e sotme.
Sondazh

Ndryshojnë rregullat për regjistrimin e bizneseve - Të gjitha procedurat bëhen online. Çdo person ka akses në të dhënat e subjekteve
Qeveria ka ndryshuar rregullat për dhënien e shërbimeve ndaj bizneseve, duke bërë që çdo shërbim të mundësohet përmes e-Albania. Referuar vendimit të botuar......

A ka mjaftueshëm noterë në Shqipëri? - Sadushi: Duhet t’u shtohen kompetencat për më pak kosto dhe kohë
Në sistemin notarial, aktualisht janë në detyrë 410 noterë. Por predispozitat janë që ky numër të rritet. Me ndryshimet e para gjashtë viteve u reflektuan......

Forcohet Dollari e Paundi ndërsa Euro dhe Franga humbasin pikë!
Dollari amerikan është blerë sot me 92.7 lekë dhe është shitur me 94 lekë duke regjistruar rritje nga dita e djeshme sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......

SpaceX vlen rreth 350 mld USD - Kompania e Musk ka shënuar një rritje të ndjeshme pas zgjedhjeve në SHBA
SpaceX dhe investitorët e tij kanë rënë dakord të blejnë deri në 1.25 miliardë dollarë aksione të brendshme në një transaksion që vlerëson prodhuesin e......

"Ripërcaktimi i jetës në Tokë": Tre të katërtat e tokës së botës po thahen përgjithmonë!
Më shumë se tre të katërtat e tokës së botës u bënë përgjithmonë më të thata në dekadat e fundit, sipas një raporti historik nga Konventa e OKB-së për......

"Ari i bardhë", thelbësor për marrëveshjen e suksesshme tregtare të Europës me Amerikën e Jugut!
Rëndësia strategjike e litiumit ka të ngjarë të ketë luajtur një rol të madh në marrëveshjen e suksesshme të Bashkimit Europian me Brazilin, Argjentinën dhe......

Shqiptarët hapin “thesin” për pushime - Mesatarisht një shqiptar ka shpenzuar 380 euro për pushime jashtë vendit
Të nxitur gjithnjë e më shumë nga fluturimet loë-cost dhe nga zhvlerësimi i euros, shqiptarët që kanë kryer pushimet jashtë vendit gjatë sezonit veror kanë......

Importet e Kinës shënojnë rënien më të madhe në 14 muaj!
Eksportet dhe importet e Kinës humbën pritjet në nëntor, treguan të martën të dhënat nga autoriteti doganor i vendit, duke nxitur shqetësimet për shëndetin e......