“2024, viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë” - Sipas studiuesve, emetimet e CO2 janë shkaku kryesor i ndryshimeve të klimës
Ky vit do të jetë më i nxehti në botë që nga fillimi i regjistrimeve, me temperatura jashtëzakonisht të larta që pritet të vazhdojnë të paktën në muajt e parë të 2025-s, thanë shkencëtarët e Bashkimit Evropian.
Të dhënat nga Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike të BE-së (C3S) vijnë dy javë pasi bisedimet e OKB-së për klimën rezultuan në një marrëveshje prej 300 miliardë dollarësh për të trajtuar ndryshimet klimatike, një paketë që vendet më të varfra e cilësuan si të pamjaftueshme për të mbuluar kostot në rritje të fatkeqësive të lidhura me klimën.
C3S tha se të dhënat nga janari deri në nëntor kishin konfirmuar se viti 2024 tani me siguri do të jetë viti më i nxehtë i regjistruar dhe i pari në të cilin temperaturat mesatare globale tejkalojnë 1.5 gradë Celsius mbi periudhën paraindustriale 1850-1900.
Moti ekstrem ka përfshirë gjithë botën në vitin 2024, me thatësirën e madhe që goditi Italinë dhe Amerikën e Jugut, përmbytjet fatale në Nepal, Sudan dhe Evropë, valët e të nxehtit në Meksikë, Mali dhe Arabinë Saudite që vranë mijëra njerëz dhe ciklonet katastrofike në SHBA dhe Filipine. Studimet shkencore kanë konfirmuar gjurmët e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu në të gjitha këto fatkeqësi. Muaji i kaluar u rendit si nëntori i dytë më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë pas nëntorit 2023.
Emetimet e dioksidit të karbonit nga djegia e lëndëve fosile janë shkaku kryesor i ndryshimeve klimatike. Ulja e emetimeve në zero neto, siç janë zotuar shumë qeveri, do të ndalojë përkeqësimin e ngrohjes globale. Megjithatë, pavarësisht këtyre premtimeve të gjelbra, emetimet globale të CO2 priten të arrijnë një rekord të lartë këtë vit.
Shkencëtarët po monitorojnë gjithashtu nëse fenomeni La Nina, që përfshin ftohjen e temperaturave të sipërfaqes së oqeanit, mund të formohet në vitin 2025. Kjo mund të ftohë shkurtimisht temperaturat globale, megjithëse nuk do të ndalojë prirjen afatgjatë të ngrohjes, të shkaktuar nga emetimet. Bota është aktualisht në kushte neutrale, pasi El Nino, homologu më i nxehtë i La Nina-s, përfundoi në fillim të këtij viti.
Sondazh
Në Europë për kënaqësi, në Shqipëri nga halli - Pensionistët shqiptarë, në punë. Raporti, 3.6% më i lartë se në Europë
Dalja në pension është shpeshherë e kuptuar si momenti kur individët largohen nga tregu i punës, duke u fokusuar më shumë në aktivitete personale dhe pushim.......
Sa ullishte jepen me qira në Shqipëri? - Shpopullimi i fshatrave, tokat kthehen në biznes
Shpopullimi i fshatrave dhe emigrimi në rritje i kanë shtyrë fermerët që pasurinë e paluajtshme ta nxjerrin me qira, duke u përpjekur kësisoj ta vënë në......
Çmimet e ushqimeve, në nivelin më të lartë - Vaji vegjetal ndikoi në rritjen e kostove, ndërsa drithërat pësuan rënie
Indeksi botëror i çmimeve të ushqimeve të Kombeve të Bashkuara u rrit në nëntor në nivelin më të lartë që nga prilli 2023, duke regjistruar fitimin më të......
Rinasi vendos rekord 10 milionë 11-mujori, Balluku: Vitin që vjen, konkurrencë me Vlorën dhe Kukësin
10 milionë pasagjerë, në 11 muaj. Rekordi është vendosur nga aeroporti “Nënë Tereza”, që në vitet e fundit ka shënuar tendencë në rritje të......
Reduktohet koha e përpunimit të deklaratave doganore/ Lehtësohet tregtia ndërkombëtare, ulen kostot e qëndrimit në dogana
Administrata doganore shqiptare, një institucion kyç për ekonominë e vendit, vazhdon të tregojë përmirësime të dukshme në drejtim të efikasitetit dhe......
Interneti, rrjeti fiks më i ngadaltë se celulari/ Shqipëria renditet më keq se rajoni për Tetorin e këtij viti
Shqipëria pozicionohet në vend të 59-të në renditjen globale të shpejtësisë së internetit në telefonat celularë dhe në vend të 84-t sa i përket shpejtësisë......
Greqia, paketë subvencionesh për energjinë - Qeveria u vjen në ndihmë familjeve për të përballuar rritjen e kostove
Greqia njoftoi një raund të ri të subvencioneve të faturave të energjisë për të ndihmuar familjet që përballen me rritjen e kostove të energjisë elektrike në......
Rritja e tarifës së transmetimit të energjisë - Shoqata e prodhuesve kërkon shpjegime shtesë, ankesa për tregun e balancimit
Shoqata Shqiptare e Energjisë së Rinovueshme kërkon shpjegime shtesë mbi aplikimin e bërë nga Operatori i Sistemit të Transmetimit për rritjen e tarifës së......