1/5 e popullsisë globale ndikohet nga ndryshimet klimatike - Raporti: 1.8 miliardë njerëz përballen me temperaturat ekstreme
Sipas raportit të fundit, 1 në 5 njerëz ndikohet nga ndryshimet klimatike globale. Të dhënat tregojnë se 1.8 miliardë individë përballen çdo ditë me temperatura ekstreme, që shtojnë rrezikun për shëndetin.
Efektet e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu, sipas një raporti të botuar së fundmi, po ndihen nga një në pesë njerëz në mbarë botën.
Raporti i publikuar nga ‘Climate Central’, një organizatë e pavarur shkencore, zbuloi se të paktën 1.8 miliardë njerëz apo 22 për qind e popullsisë globale, nga dhjetori i vitit 2024 deri në shkurt të vitit 2025 përballeshin çdo ditë me temperatura të ndikuara ndjeshëm nga ndryshimet e klimës.
Gjatë tre muajve të fundit, ndryshimi i klimës i shkaktuar nga njeriu, kryesisht nga djegia e qymyrit, naftës dhe gazit metan, shkaktoi nxehtësi ekstreme të përhapur në shumicën e rajoneve.
Në të njejtën periudhë, pothuajse 394 milionë njerëz u përballën 30 ditë ose më shumë me një “vapë të rrezikshme” të intensifikuar nga ndryshimet klimatike, me 74 për qind të tyre që banojnë në Afrikë.
Ditët e “vapës së rrezikshme” përkufizohen si ditë me temperatura që tejkalojnë 90 për qind të niveleve të zakonshme lokale nga viti 1991 deri në vitin 2020, faktor i cili rrit rrezikun e problemeve shëndetësore të lidhura me nxehtësinë.
Sipas hulumtimit, ekspozimi më i lartë global ndodhi më 28 shkurt kur tre miliardë njerëz apo 38 për qind e popullsisë përjetuan temperatura të tilla.
Sondazh

Paradoksi i punës, bizneset i kërkojnë, shteti i paguan! - Bizneset nuk gjejnë punonjës, me mijëra marrin pagesë papunësie
Në një anë ndodhen bizneset që kërkojnë me ngulm punonjës, përballë një mungese të ndjeshme të fuqisë punëtore, dhe në anën tjetër mijëra individë që......

“Standard and Poors” vlerëson me rritje Shqipërinë - Ecuria e fortë ekonomike dhe fiskale e pozicionon në “BB”
Agjencia e Vlerësimit Standard & Poor's (S&P) ka rritur vlerësimin e saj afatgjatë të kredisë në valutë të huaj dhe në monedhën vendase për Shqipërinë në......

Menaxhimi i plazheve gjatw sezonit/ Rama: Mbikëqyrje me dron të plazheve, kontroll bizneseve me Inteligjencën Artificiale!
Gjatë takimit të zhvilluar sot me sipërmarrës dhe përfaqësues të sektorit të turizmit në Sarandë, kryeministri Edi Rama foli për menaxhimin e plazheve në......

Turizmi dhe strukturat akomoduese/ Rama: Hotelet të paguajnë 65% të kapacitetit nëse nuk duan kontroll!
Gjatë një takimi në Sarandë, me sipërmarrës të rinj të kthyer nga emigrimi, Rama tha se pas një konsulte me ekspertë vendas dhe të huaj, qeveria i ka......

500 rrugë vetëm për këmbësorët - Banorët e Parisit votojnë për të “larguar” makinat nga disa zona të qytetit
Banorët e Parisit votuan në një referendum për të shndërruar 500 rrugë të tjera në pedonale. Kjo masë synon të reduktojë përdorimin e makinave dhe të......

Shqipëria në ritmet europiane, në 2024 rriten 92% mjetet elektrike - Vijon rritja e regjistrimeve të makinave elektrike për herë të parë
Flota e makinave elektrike në Shqipëri vijon rritjen. Sipas statistikave të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, në vitin 2024 janë regjistruar......

Ari, si krahasohemi me fqinjët tanë? Kemi 14 herë më pak se Serbia. Shqipëria ndër vendet e fundit në Europë
Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë, të përfshira në raportin vjetor për vitin 2023 tregojnë se totali i rezervës valutore të vendit në fund të vitit......

“Do të dyfishohet vlera e pronave” - Rama: Investoni sot, se pas hyrjes në BE do t'u kthehet në mirësi
Me anëtarësimin në Bashkimin Evropian, çmimi i pronave pritet të dyfishohet. Në një takim të zhvilluar me sipërmarrësit e rinj në Sarandë, Kryeministri Edi......