Sa shpenzuan “fqinjët” në Shqipëri gjatë sezonit turistik? Maqedonia e Veriut më “dorëlëshuar”, Serbia renditet në fund të listës
Industria e turizmit në Shqipëri ka përjetuar ditët më të mira përgjatë vitit 2024, duke kontribuar ndjeshëm në ekonomi. Pritshmëritë janë që ky sektor të vazhdojë të jetë një faktor kyç me ndikim të rëndësishëm në rritjen ekonomike përgjatë viteve në vijim.
Shqipëria është vizituar masivisht nga vende të ndryshme të botës, ku 50-të prej tyre bëhen të ditura nga publikimet e INSTAT. Nga të dhënat e përpunuara vihet re se një numër i lartë turistësh që kanë vizituar Shqipërinë janë sidomos nga Kosova dhe Italia, vende që për 11-mujorin kanë një peshë prej gati 50%, pra gjysma e hyrjeve nga të huajt.
“Scan Intel” këtë herë vjen me një analizë dedikuar vendeve të rajonit, për të parë se sa ka qenë interesi i tyre ndaj Shqipëisë dhe sa kanë shpenzuar përgjatë sezonit turistik në vendin tonë. Është marrë në analizë periudha Prill-Shtator e vitit 2024, pra tremujori i dytë dhe i tretë, pasi është një periudhë ku janë regjistruar më shumë turistë dhe përkon edhe me shtrirjen e sezonit turistik në vend vitet e fundit. Referuar rezultateve nga analiza e “Scan Intel” shohim se pesha e vizitorëve nga Kosova ndaj totalit, sa i përket kësaj periudhe, vlerësohet në 39%. Nga ana tjetër, pesha e vizitave nga Maqedonia e Veriut regjsitrohet në 7.1%, nga Mali i Zi në 5.5%, nga Serbia në 1% dhe nga Bosnje Hercegovina në 0.5%.
Nga ana tjetër, sipas të dhënave të “Bankës së Shqipërisë” edhe shpenzimet e turistëve kanë prekur rekord, ku për periudhën Prill-Shtator vlerësohen në 3.1 mld euro.
Sipas një projeksioni të thjeshtë, bazuar në shifrat periudhës së përmendur më lart, mund të gjejmë se sa kanë shpenzuar turistët nga vendet fqinje në Shqipëri. Me një përfaqësim prej rreth 39% të totalit, turistët nga Kosova, përafërsisht, ku çdo turist vlerësohet të ketë shpenzuar një shifër mesatare, kanë shpenzuar rreth 1.2 miliardë euro gjatë vitit të kaluar. Ndërkohë, turistët nga Maqedonia e Veriut vlerësohet të kenë shpenzuar në Shqipëri rreth 217.7 milionë euro. Nga ana tjetër, më pak kanë shpenzuar turistët nga Mali i Zi, Serbia dhe Bosnje Hercegovina me 168.7 milionë euro, 30.6 milionë euro dhe 15.3 milionë euro përkatësisht.
Theksojmë se këto janë rezultatet sipas një projeksioni të thjeshtë, bazuar në shifrat zyrtare sa i përket mesatares së shpenzimeve.
Nëse marrim në analizë periudhën njëmbëdhjetë mujore rezulton se hyrjet nga rajoni vlerësohen në rreth 5.9 milionë, ku peshën më te madhe e kanë hyrjet nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Ndërkohë, me rritjen më të madhe vjetore paraqitet Serbia prej 22.1% më shumë hyrje se në të njetjtën periudhë të një viti më parë. Maqedonia e Veriut renditet e dyta me një rritje prej 21%.
Sondazh

Kriza e patates në Europë - Fermerët heqin dorë nga rritja e tyre si pasojë e rritjes së kostos!
Prodhimi i patates në Rumani vazhdon të bjerë, pasi kostot e farës janë dyfishuar vitet e fundit dhe puna është bërë gjithnjë e më e shtrenjtë dhe e vështirë......

Programi i BSH, SME-të 25 mln kredi me interes të ulët - Erald Themeli: Fondi total në dispozicion është 25 miliardë lekë
Bizneset e vogla dhe të mesme do të mund të marrin deri në 25 milionë lekë kredi me norma shumë të ulta interesi. Kjo lehtësi është pjesë e programit për......

Financat e gjelbërta, Banka e Shqipërisë marrëveshje me Bankën Europiane të Investimeve
Banka e Shqipërisë ka nënshkruar një marrëveshje me Bankën Evropiane të Investimeve, me qëllim zhvillimin e financave të gjelbra. Kjo marrëveshje do të......

Pse perandoritë Apple dhe Google po përballen me hetime antitrust në Mbretërinë e Bashkuar?!
Rregullatori i konkurrencës në Britani të enjten nisi një hetim mbi ekosistemet e mëdha celulare të Apple dhe Google për të përcaktuar nëse titanët e......

Gjigantët botërorë të teknologjisë më me vlerë - Brand Finance publikon raportin e saj Global 500
Kompanitë e teknologjisë vazhduan të jenë disa nga markat më të vlefshme në botë këtë vit, të nxitura nga besnikëria e vazhdueshme e markës, si dhe nga......

Trump "heq" të drejtën e nënshtetësisë automatike nga lindja në SHBA: Çfarë ndodh tani?!
Katër shtete të udhëhequra nga demokratët do t'i kërkojnë një gjykatësi federal në Seattle të enjten që të bllokojë administratën e Presidentit të SHBA......

BE, energjia diellore tejkaloi qymyrin në 2024 - Gjenerimi nga era u reduktua, pavarësisht rritjes së kapacitetit
Energjia diellore tejkaloi qymyrin në totalin e prodhimit të Bashkimit Evropian për herë të parë vitin e kaluar. Ndërsa gjenerimi nga era u reduktua, sipas......

Trajtim i personalizuar i kancerit në 48 orë? Plani 500 miliardë dollarë i Trump ndez shpresa dhe debat!
Presidenti amerikan Donald Trump zbuloi një projekt infrastrukturor prej 500 miliardë dollarësh të inteligjencës artificiale (AI) në Shtëpinë e Bardhë së......