Me laps dhe letër Postuar më 7 Mars 2025, 13:33

Sa shpenzojnë shqiptarët për arsim në vit? Rreth 290 milionë euro në total. Pesha e grupit në konsum, rreth 3.5%

Nga Xhorxhina Deda

Sa shpenzojnë shqiptarët për arsim në vit? Rreth 290

Në Shqipëri, shpenzimet për arsim janë një pjesë e rëndësishme e buxhetit familjar dhe kombëtar. Sipas të dhënave të fundit, fondet e parashikuara për arsimin në vitin 2025 vlerësohen sa 3.3% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Edhe nëse marrim në analizë peshën ndër vite të dhënat variojnë rreth shifrës 3%.

“Scan Intel” ka zgjedhur një formë tjetër për të analizuar shpenzimet për arsim në vend. Nisuar nga anketa e buxhetit të familjeve do të analizojmë se sa shpenzojnë shqiptarët për arsim.

Sipas shifrave të grupeve kryesore të konsumit, shohim se zëri “arsim” ka një peshë prej 3.5% ndaj totalit, duke u renditur ndër të tjera edhe si grupi i dytë me peshën më të ulët.

Nisur nga ky tregues dhe nga totali i shpenzimeve, i cili regjistrohet në 91,675 lekë në muaj për një familje me afërsisht 3.2 persona, mund të gjejmë se sa lekë “derdhen” për arsim në një familje mesatare shqiptare.

Nga një përllogaritje del se një familje shpenzon rreth 3 mijë lekë në muaj për arsim.

Por sa shpenzohet në një vit për zërin “Arsim”?

Sipas të dhënave shpenzon mesatarisht rreth 38 mijë lekë në një vit. Kjo shifër është ndjeshëm më e ulët se shpenzimet për restorante dhe hotele.

Nëse marrin në konsideratë numrin e familjeve, që sipas rezultateve të Censit të vitit 2023 ishte në 755,950, mund të arrijmë të llogarisim se sa shpenzuan shqiptarët për këtë grup. Sipas shifrave të analizuara nga “Scan Intel”, në total shqiptarët shpenzuan për arsimin rreth 29 miliardë lekë ose 293 milionë euro në vitin 2023.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat