Sa kushton çanta e ditës së parë të shkollës? Fatura regjistron një kosto 6,000-15,000 lekë
Shtatori është muaji i rikthimit në banka, një periudhë që shënon nisjen e vitit të ri shkollor për nxënësit e arsimit 9-vjeçar dhe gjimnazit. Përveç emocioneve të fëmijëve dhe përgatitjes për dije të reja, ky fillim sjell edhe një sfidë financiare për prindërit, shpenzimet e domosdoshme që lidhen me pajisjet shkollore.
Në arsimin 9-vjeçar, librat vijojnë të shpërndahen falas nga shteti, por kjo nuk do të thotë se kostot përgatitore mbarojnë këtu. Për nxënësit e gjimnazit, librat mbeten një shpenzim i drejtpërdrejtë, por edhe për nxënësit e vegjël mbeten shumë të tjera për të blerë, ku të gjitha së bashku përkthehen në shifra që për prindërit janë të ndjeshme, sidomos nëse kanë më shumë se një fëmijë.
Asnjë nxënës nuk mund ta nisë vitin shkollor pa një çantë të re. Ky është aksesori bazë, i domosdoshëm dhe ndoshta më jetëgjatë nga të gjitha. Në treg, çmimi i çantave varion ndjeshëm nga 1,500 lekë për modelet më të thjeshta deri në 9,000 lekë për ato më cilësore dhe markat e njohura.
Ashtu si çanta, edhe fletoret janë tëdeomosdoshme. Në varësi të lëndëve, një nxënës ka nevojë për disa copë, fletoret e zakonshme kushtojnë nga 20 deri në 90 lekë secila, ndërsa fletoret e vizatimit nga 50 deri në 300 lekë. Nëse marrim parasysh 10 fletore për çdo fëmijë, vetëm ky artikull arrin diku te 550 lekë.
Për nxënësit e ciklit të ulët, përparësja është pjesë e pandashme e ditës së parë të shkollës. Një përparëse e zezë me jakë të bardhë kushton rreth 2,500 lekë, ndërsa në disa shkolla ku kërkohet uniformë e personalizuar, kostoja është e ngjashme.
Në këtë listë shtohen edhe portofoli (300–1,500 lekë), seti i vizoreve (250–400 lekë), lapsat (50 lekë copa), goma (20 lekë), kompasi (80 lekë), raporteri (40 lekë) dhe korrektorët (200 lekë). Për të mos harruar mjetet e ngjyrosjes dhe krijimtarisë si plastelina, bojërat, paleta e ngjyrave, ngjitësit apo lapustilat të gjitha me çmime që nisin nga 20 lekë e shkojnë në disa qindra lekë.

Sa kushton gjithçka?
Nëse mbledhim të gjitha këto, kostoja e ditës së parë të shkollës varion nga 6,000 lekë për blerjet më bazike, deri në 15,000 lekë për një paketë më të plotë dhe cilësore. Nëse një familje ka dy ose më shumë fëmijë, shpenzimet mund të shumëfishohen lehtësisht, duke e kthyer shtatorin në një muaj “të rëndë” për buxhetin familjar.
1 në 5 të rinj, as në punë as në shkollë/ Por, Shqipëria qëndron pas vendeve si Turqia, Greqia apo Italia për këtë normë
Në vitin 2024, Shqipëria regjistroi një nivel prej 22.2% të të rinjve të moshës 15-29 vjeç që nuk janë të punësuar, nuk ndjekin shkollë dhe nuk marrin pjesë......
“Zero kredi për çelje biznesi”/ BSH: Që prej gushtit 2023, nuk është marrë asnjë hua e re në bankë për këtë qëllim
Kredia e bankave nuk po përdoret më për të financuar hapjen e bizneseve të reja. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, që prej gushtit të vitit 2023 nuk......
Tarifat pengojnë rimëkëmbjen e industrisë së kimikateve/ Prodhuesit evropianë përballen me ulje të fitimeve dhe konkurrencë të ashpër
Prodhuesit evropianë të kimikateve ndodhen në një situatë të vështirë për shkak të tarifave amerikane prej të paktën 15% mbi importet nga Bashkimi Evropian.......
24% e mjeteve “ngelin” në kontrollin teknik/ Cilat janë defektet që rrezikojnë jetën e shoferëve?
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit rrugor ka publikuar të dhënat përgjatë vitit 2025 në lidhje me shërbimin e kontrollit teknik të mjeteve......
“Google duhet të ndajë të dhënat kërkimore me rivalët”/ Gjykata e SHBA-së urdhëron kompaninë të zbatojë rregullat e konkurrencës
Një gjykatës federal në SHBA ka vendosur që Google, në pronësi të kompanisë Alphabet, duhet të ndajë të dhënat e kërkimeve me rivalët për të rritur......
“Tarifat trondisin rregullat e tregtisë globale”/ OBT paralajmëron për krizën më të madhe tregtare në 80 vitet e fundit
Pjesa e tregtisë globale që zhvillohet mbi bazën e rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) ka rënë në 72% dhe mund të bjerë edhe më tej,......
Kina, demonstrim force në Pekin/ Paradë ushtarake në praninë e Putin dhe Kim Jong Un
Presidenti kinez Xi Jinping paralajmëroi se bota po përballet me një zgjedhje mes paqes dhe luftës, gjatë një parade ushtarake madhështore në Pekin, ku......
BE, drejt pezullimit të taksave për avionët dhe anijet/ Propozimi i ri parashikon ruajtjen e përjashtimeve tatimore deri në vitin 2035
Vendet e Bashkimit Evropian po shqyrtojnë një pezullim 10-vjeçar për taksat e karburanteve të aviacionit dhe transportit detar, sipas një dokumenti......





