Sa kushton banesa në Shqipëri? Kostot për metër katror, “habit” Gjirokastra dhe Dibra
Në vitet e fundit, tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri ka përjetuar ndryshime të rëndësishme, duke reflektuar zhvillimet ekonomike dhe urbanistike të vendit. Çmimi mesatar i shitjeve në treg varion ndjeshëm sipas zonave, por “Scan Intel” ka zgjedhur të vijë me një llogaritje ndryshe, pra bazuar mbi një mesatare të thjeshtë nisur nga shifrat zyrtare mbi lejet e ndërtimit.
Janë marrë në konsideratë vetëm treguesit e vlerës dhe sipërfaqes në metra katrorë për ndërtimet për banim.
Sipas të dhënave zyrtare të analizuara nga “Scan Intel”, në vitin 2024, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për banim vlerësohet në rreth 72 miliardë lekë, ose 727 milionë euro. Ndërkohë, po të njejtat të dhëna tregojnë se sipërfaqja e lejeve për ndërtesat për banim për vitin 2024 regjistrohet në afërsisht 2 milionë katrorë. Kështu, nga këto dy tregues mund të themi se një metër katror në Shqipëri kushton rreth 36,257 mijë lekë ose rreth 360 euro.
Referuar të dhënave për pesë vitet e fundit shohim se kjo vlerë ka arritur një nivel më të lartë në 2023-shin dhe në vitin 2024. Në vitin 2020, një metër katror kushtonte rreth 35 mijë lekë.
Por si paraqitet kjo panoramë sipas qarqeve?
Nëse analizojmë të dhënat e INSTAT për vitin 2024 sipas qarqeve, ku përfshihen të gjitha llojet e ndërtimeve, del se qarqet që kanë patur kostot më të larta për metër katror janë Gjirokastra, Dibra, Lezha dhe Elbasani.
Theksojmë edhe njëherë se këto shifra nuk i referohen vlerave që kanë pasuritë e paluajtshme në treg, por janë shifra që i referohen një mesatareje nisur nga sipërfaqja dhe vlera e miratuar sipas shifrave zyrtare.
Sondazh

Shqiptarët paguajnë sigurime në lek, apo në euro? - AMF: Viti 2024 u mbyll me një rënie të primeve në monedhën evropiane
Më pak shqiptarë rezultojnë të kenë paguar në euro për sigurimin e jetës, makinës dhe pronës gjatë 2024. Sipas një analize të kryer nga Autoriteti i......

Udhëheqësit e MB-së dhe BE-së bashkojnë forcat për të hartuar planin e paqes në Ukrainë për ta çuar në SHBA!
Kryeministri britanik Keir Starmer tha të dielën se liderët europianë kishin rënë dakord të hartonin një plan paqeje për Ukrainën për ta paraqitur në Shtetet......

Zelensky: Ukraina është e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet me SHBA!
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u tha gazetarëve të dielën vonë se vendi i tij është "gati" të nënshkruajë marrëveshjen SHBA-Ukrainë për......

Primaret e PD-së: Shpallen rezultatet zyrtare për 12 qarqet e vendit!
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike shpalli rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare......

Trump shpall rezervën strategjike të kriptove duke përfshirë Bitcoin, Solana, XRP dhe më shumë!
Kriptovalutat regjistruan një nxitje të dielën pasi Presidenti Donald Trump njoftoi krijimin e një rezerve strategjike kripto për Shtetet e Bashkuara që do......

Numri i kërkesave për azil në Bashkimin Europian tejkalon shifrën 1 milion për të dytin vit radhazi!
Numri i kërkesave për azil të regjistruara në Bashkimin Europian, Norvegji dhe Zvicër u ul me 11% në vitin 2024, por mbeti mbi shifrën e një milion për të......

Si ka nisur ky muaj për valutat kryesore?
Dollari amerikan duket se e ka nisur këtë muaj në rënie pasi në raport me javën e kaluar ka humbur pikë gjatë fundjavës teksa është blerë sot me 94.7 lekë......

Maroku dhe Shqipëria rilançojnë dhe thellojnë bashkëpunimin - Shumë shpejt procedurat pë heqjen e vizave afatshkurtra
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka nisur një vizitë zyrtare në Marok, ku u prit nga homologu i tij, Nasser Bourita. Ky takim, i cili......